LAJMI I FUNDIT:

Kur pritet të trajtohet nga Kuvendi peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Kur pritet të trajtohet nga Kuvendi peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti
Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës, në fillim të sesionit vjeshtor do ta trajtojë nismën legjislative të qytetarëve të Kosovës të cilët kanë nënshkruar peticione për Projektligjin për Trustin.

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun, e Kuvendit të Kosovës e ka konfirmuar se kjo çështje do të trajtohet nga 12 shtatori e tutje.


“Kuvendi i Republikës së Kosovës ka përmbyllur sesionin pranveror 2022. Referuar nenin 124 të Rregullores së re të Kuvendit, kjo çështje do të trajtohet me fillim të sesionit vjeshtor (12 shtator e tutje)”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit drejtuar Kallxo.com.

Më 15 korrik të këtij viti, në Kuvendin e Kosovës ishin dorëzuar nënshkrimet e peticionit për nismën legjislative qytetare për Projektligjin për Trustin, i cili do tu mundësonte qytetarëve tërheqjen e një pjese të parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Verifikohen mbi 17 mijë nënshkrime të qytetarëve për tërheqjen nga Trusti
Lexo po ashtu Verifikohen mbi 17 mijë nënshkrime të qytetarëve për tërheqjen nga Trusti

Këto nënshkrime iu janë nënshtruar verifikimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se pas kërkesës nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, këto peticione iu janë nënshtruar verifikimit dhe rezulton se mbi 17 mijë nënshkrues të peticionit janë qytetarë me të drejtë vote të Republikës së Kosovës.

Subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), janë shprehur se do ta përkrahin këtë nismë legjislative, duke përmendur se është domosdoshmëri që qytetarëve t’iu ipet kjo mundësi në këtë krizë ekonomike.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori