LAJMI I FUNDIT:

Aktorja irakiane do ta paditë mediumin britanik Economist për shkak të fotografisë që i referohet si ‘e plotë’

Aktorja irakiane do ta paditë mediumin britanik Economist për shkak të fotografisë që i referohet si ‘e plotë’
(Foto: Getty Images)

Një aktore irakiane paralajmëroi padi ndaj të përjavshmes britanike, The Economist, për përdorimin e një fotografie të saj për të ilustruar një artikull që tregon se gratë arabe janë “më të plota se burrat”.

Enas Taleb është shprehur se imazhi është përdorur jashtë kontekstit, pa lejen e saj dhe ka shkelur lirinë dhe privatësinë e saj. Aktorja dhe moderatorja e njohur ka thënë në një intervistë se ka nisur veprimet ligjore në Britaninë e Madhe.


Artikulli “Pse gratë janë më të plota se burrat në botën arabe” (Why Women Are Fatter Than Men in the Arab World), u botua në fund të korrikut, duke përdorur një fotografi të Taleb të bërë nëntë muaj më parë në Festivalin Ndërkombëtar të Babilonisë në Irak.

Mediumi britanik argumenton se varfëria dhe kufizimet shoqërore që i mbajnë gratë në shtëpi janë ndër arsyet pse më shumë gra arabe se burra janë mbipeshë.

(Foto: Iraqi News)

Një arsye tjetër, thuhet në artikull, mund të jetë se linjat e bujshme shihen nga disa meshkuj si më tërheqës, transmeton KosovaPress.

Taleb e etiketoi artikullin një “fyerje ndaj gruas arabe në përgjithësi dhe grave irakiane në veçanti”. Duke folur për TV al-Arabiya, ajo tha se ishte përballur me komente ngacmuese në mediat sociale për shkak të artikullit.

Ajo gjithashtu tha për revistën New Lines se ishte e shëndetshme dhe e lumtur me pamjen e saj: “Për mua kjo është gjithçka që ka rëndësi”.

42-vjeçarja është ndër aktoret më të njohura të Irakut dhe ka nëntë milionë ndjekës në Instagram. Në intervistën e saj me televizionin al-Arabiya, ajo tha se The Economist ishte “i pafat” që e kishte zemëruar atë: “Ata nuk e dinin që unë jam një personazh i famshëm dhe një personazh publik. Unë mund t’i kthej krizat në fitime”

Artikulli i The Economist u përball gjithashtu me kritika në mediat sociale, me disa përdorues që e akuzuan si “racist”, “seksist” dhe “turpërues”.

(Foto: Screenshot/The Economist)

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
I duheshin nëntë persona për t'ia mbajtur fustanin - paraqitja e ekzagjeruar e Cardi B në Met Gala 2024

I duheshin nëntë persona për t'ia mbajtur fustanin - paraqitja e ekzagjeruar e Cardi B në Met Gala 2024

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori