LAJMI I FUNDIT:

Buxheti i Maqedonisë për 23 milionë euro më i varfër, shkaku i masave anti-krizë për kompanitë

Buxheti i Maqedonisë për 23 milionë euro më i varfër, shkaku i masave anti-krizë për kompanitë

Buxheti shtetëror ka mbetur më “i varfër” për rreth 23 milionë euro, si rezultat i masave për mbështetje financiare të kompanive gjatë krizës me Covid-19.

Këtë e tregoi raporti i fundit i Entit për Revizion, në të cilin thuhet se kompanitë kanë kthyer vetëm 29% të parave që i kanë marrë si subvencione gjatë krizës.

Revizorët kanë konstatuar se mangësi në të gjithë këtë situatë është se nuk ishte paraparë mënyra e kontrollit dhe kthimit të mjeteve të ndara financiare.


“Punëdhënësit dhe personat fizikë shfrytëzues të masave për subvencionimin e kontributeve dhe pagesën e rrogave, kanë kthyer më pak mjete në Buxhetin në vlerë prej 988.307.000 denarëve. Në mënyrë shtesë, ekziston rrezik që subjektet juridike që nuk i kanë përmbushur kushtet, mos t’i kthejnë mjetet në vlerë prej 448.698.000 denarëve. Gjendjet e përmendura shkaktojnë të ardhura të reduktuara buxhetore në vlerë të përgjithshme rreth 23 milionë euro“, thonë nga Enti Shtetëror për Revizion.

Pavarësisht se Qeveria kompanive u jepte ndihmë financiare me qëllim që mos t’i largojnë punëtorët, megjithatë revizioni ka treguar se shumë të punësuar kanë humbur vendet e tyre të punës, informon Tv21.

“Kriza e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit shkaktoi humbje të vendeve të punës dhe humbje të mëdha të të ardhurave të punëtorëve, gjë që ndikon në uljen e konsumit të mallrave dhe shërbimeve. .

“Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia e Punësimit, nga fillimi i pandemisë deri në fund të vitit 2020, gjithsej 17.022 punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës”, theksojnë Enti Shtetëror për Revizion.

Kjo nuk është e gjitha.

Një pjesë e caktuar punëdhënësish gjatë krizës në pandemi nuk ua kanë paguar rrogat të punësuarve të tyre, edhe pse kanë marrë ndihmë financiare për këtë.

Nga Enti thonë se e gjithë kjo është për shkak se Qeveria nuk ka bërë analiza për efektet e masave.

Ndryshe, revizioni ka përfshirë 6 pakot e masave ekonomike që Qeveria i miratoi në periudhën nga marsi i vitit 2020 deri më 1 prill të këtij viti.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori