LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Shkupit ndan subvencione për zejtarët që merren me aktivitete zejtare në shuarje

Komuna e Shkupit ndan subvencione për zejtarët që merren me aktivitete zejtare në shuarje

Qyteti i Shkupit, sot shpalli thirrje për subvencionimin e zejtarisë së vjetër dhe aktiviteteve zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit, për të cilën janë paraparë 500 mijë denarë nga Buxheti i qytetit, ndërsa subvencionimi në të holla është 10.000 denarë për aplikues.

Siç njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, qëllimi është nxitja e zhvillimit të zejeve tradicionale përmes subvencionimit të zejeve të vjetra dhe aktiviteteve zejtare në zhdukje në territorin e qytetit të Shkupit.


Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike kanë zejtarët të cilët në vitin aktual nuk kanë marrë mjete buxhetore nga projektet e subvencionimit nga Qyteti i Shkupit dhe zejtarët të cilët janë të regjistruar në pajtim me Ligjin për zejtari dhe që kryejnë veprimtari zejtare në rënie, të cilët sipas te dhënave të përpunuara shënojnë ulje të aktivitetit në vazhdimësi dhe këto zanate: punues jorgani, litari, gëzofi, poçari, kapele, farkëtar, teneqexhi, mjeshtër këpucësh, orëndreqës, punime artizanale, filigrani, prodhues të instrumenteve muzikore popullore apo të ngjajshme.

Më shumë informacione të interesuarit mund të gjejnë në uebfaqen e Komunës së Shkupit.

Lëshimi i fondeve të miratuara do të bëhet në mënyrë të njëpasnjëshme, sipas renditjes së kërkesave të pranuara.

Nëse shteren mjetet e planifikuara financiare, Qyteti i Shkupit përmes ueb-faqes së tij do të shpallë përfundimin e thirrjes publike.