LAJMI I FUNDIT:

Lulja më e madhe në botë rritet vetëm në një vend, ka një emër të tmerrshëm, ndërsa aroma e saj do t’ju befasojë

Lulja më e madhe në botë rritet vetëm në një vend, ka një emër të tmerrshëm, ndërsa aroma e saj do t’ju befasojë

Lulja është e gjerë një metër dhe mund të peshojë deri në 11 kilogramë

Në mes të pyllit të dendur, në parkun kombëtar Kao Sok në Tajlandë, rritet lulja më e madhe në botë, Rafflesia arnoldii.


Lulen e vdekjes, siç e quajnë ndryshe, e ka zbuluar, më 1818, Tomas Stamford Rafles, themelues i Singaporit, transmeton Telegrafi.

Kjo lule lulëzon nga dhjetori deri në mars.

Meqenëse ndodhet në mes të pyllit të dendur, nuk është aspak e lehtë të arrihet deri te ajo.

Rafflesia arnoldii ka pesë petale të trasha, të tulta, me ngjyrë të trëndafiltë në kafe, plot me njolla të çelëta si xhunga të vockla. Petalet përfundojnë në një zgavër të madhe e cila ngjason si kusi që mund të mbajë në disa litra ujë.

Kjo lule ka edhe një aromë karakteristike – kundërmon, nëse mund të thuhet kështu, në mish të prishur.

Jeton vetëm pak ditë sepse vyshket e zë të kalbet, duke lënë pas një masë veshtullore të zezë.

Shikojeni videon:

/Telegrafi/