Në bazë të të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në vitin 2021, fitimi neto i 11 bankave komerciale në Kosovë ishte rreth 117.5 milionë euro.
Në krahasim me vitin 2020, kjo ishte një rritje prej mbi 47%, ndërsa, në krahasim me vitin 2019, kjo ishte një rritje prej mbi 36%.
Eksperti i ekonomisë Edison Jakurti, deklaroi se në fund të tremujorit të vitit të kaluar BQK lejoi bankat që të shpërndajnë dividenta tek aksionarët, ndërsa shuma e dividentave ishte 96.6 milionë euro e që sipas tij kanë dalë jashtë Kosovës meqë aksionarët janë të huaj.
“Pas një ndalese të përkohshme nga BQK, në tremujorin e fundit të 2021 bankat u lejuan të shpërndajnë dividentë tek aksionarët. Në bazë të raporteve vjetore të tyre, 5 nga 11 banka shpërndanë dividentë në vlerë prej mbi 96.6 milionë euro. Ndonëse këta miliona janë krijuar në Kosovë, për shkak se shumica e aksionarëve janë të huaj, këta miliona kanë dalë nga Kosova”, tha Jakurti.
Ai ngriti edhe një tjetër shqetësim e që ka të bëjë me mos pagesën e tatimit për devidenta, pasi Kosova është vendi i vetëm që nuk ka tatim mbi dividentë.
“A e dini se sa tatim u pagua për këto 96.6 milionë euro? Zero. Sepse Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka tatim mbi dividentë, pavarësisht rrethanave, gjë që nuk ndodhë as në Estoni e Latvi, si vendet ku në raste të caktuara nuk paguhet tatim mbi dividentë. Me fjalë tjera, nëse ke qenë punëtorë në Kosovë dhe ke marrë pagë të tatueshme mbi 80 euro – ke paguar tatim. E ke mbajtur një trafikë të vogël – ke paguar tatim. Por nëse ke qenë aksionar dhe ke pranuar miliona të ardhura nga dividenta – nuk ke paguar asnjë cent tatim. Kjo nuk është e drejtë, prandaj duhet të ndryshojë”, përfundoi Jakurti. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë