LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati, fundjavë “e zjarrtë” në Sllatinë

Gjithçka gati, fundjavë “e zjarrtë” në Sllatinë

Drag Race III mbahet gjatë dy ditëve të fundjavës në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë dhe tashmë gjithçka është gati për ngjarjen më të madhe të vitit në automobilizmin kosovar.

Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me Eurogoma RT dhe institucionet tjera i ka bërë përgatitjet e duhura në mënyrë që gara të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme.


Gjithçka nis të shtunën në ora 09:00-10:30 kur bëhet paraqitja në garë dhe pajisja me numrat startues, procedura këto që kryhen në pikën e karburanteve “Shell” në Sllatinë.

Në të njëjtin vend bëhet edhe verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi teknik i veturave, për të kaluar më pas në pistën e garave, ku nga ora 12:00 në program janë lëshimet e lira.

Pas përfundimit të kualifikimeve, të shtunën do të mbahet edhe gara zyrtare në klasat 16, 15, 14 dhe 13 në të tri divizionet FWD, RWD dhe AWD.

Gjithashtu, të shtunën, pas përfundimit të garës, mundësinë për t’i testuar veturat e tyre do t’i kenë edhe të gjithë mërgimtarët tanë, pastaj grupet “Speedomaniaks” dhe “Merakli t’Kerreve”, të cilëve do t’u matet koha, ndërsa për 10 më të mirët do të ketë edhe shpërblime.

Ndërsa, të dielën me fillim në ora 10:00 është brifingu me garues derisa gara për klasat 12, 11, 10, 9… fillon në orën 11:00.

Interesimi për garë është i madh, si nga pjesëmarrësit, ashtu edhe për dashamirët e auto sportit.

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori