LAJMI I FUNDIT:

Mot i nxehtë, temperaturat deri 35 gradë

Mot i nxehtë, temperaturat deri 35 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i nxehtë dhe me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. /Telegrafi/