LAJMI I FUNDIT:

Prezantuesi i motit nuk e dinte se ekrani që shfaqte hartën ishte i ndjeshëm në prekje – reagimi i tij bëhet viral

Prezantuesi i motit nuk e dinte se ekrani që shfaqte hartën ishte i ndjeshëm në prekje – reagimi i tij bëhet viral

Një prezantues i motit në Chicago është bërë viral për shkak se nuk arriti ta fsheh gëzimin e tij gjatë transmetimit live, kur zbuloi se ekrani ku ishte shfaqur harta ishte e ndjeshëm në prekje (touchscreen).

Derisa po prekte me dorë hartën për të treguar motin për ditët në vazhdim, prezantuesi i motit në ABC 7 Chicago dhe meteorologu Greg Dutra, mbetën të habitu kur dora e tij filloi ta lëvizë hartën në ekran, transmeton Telegrafi.


“A mund ta bëjë këtë? Jam i habitur nuk e kam ditur se mundem”, dëgjohet ai duke i thënë kolegëve prapa kamerave.

Madje një koleg i tij, Terrell Brown shfaqet para kamerave për t’i treguar se mund ta lëviz fotografinë në ekran me vetëm një prekje.

E pamjet e këtij momenti kanë shkaktuar shumë të qeshura, dhe për pak minutave videoja është bërë virale. /Telegrafi/