LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi të ngjiteni në Mont Blanc, duhet të paguani depozitën prej 15 mijë euro për shpëtim apo ceremoninë e varrimit – francezët e lodhur nga alpinistët amatorë

Dëshironi të ngjiteni në Mont Blanc, duhet të paguani depozitën prej 15 mijë euro për shpëtim apo ceremoninë e varrimit – francezët e lodhur nga alpinistët amatorë

Alpinistët që duan të arrijnë në majën e alpeve masive Mont Blanc në Francë, duhet të paguajnë një depozitë prej 15 mijë eurosh, me qëllim që të mbulojnë koston e shpenzimeve të shpëtimit eventual – e ndoshta edhe më zi – të ceremonisë mortore, shkruan The Guardian.

Jean-Marc Peillex, kryetar i qytetit francez Sean Zherve le Blanc nga i cili fillon rrugëtimi për në këtë maje – ka marrë këtë vendim si përgjigje ndaj një numri të alpinistëve që po injorojnë paralajmërimet dhe po luajnë “ruletin rus”, transmeton Telegrafi.


Më konkretisht nevojiten 10 mijë euro për shpëtim dhe 5 mijë tjera për ceremoninë e varrimit. E ciceronët lokalë nga korriku për shkak të numrit të madh të dronëve kanë ndërprerë punën, kurse autoritetet lokale kanë paralajmëruar alpinistët që të shmangin Gutan, rrugën që mund ta përdorin të gjithë – nga fillestarët e deri te ata me shumë përvojë.

Vala e të nxehtit e ka vështirësuar edhe më shumë rrugëtimin drejt kësaj maje. Rruga për në Guta gjendet në pjesën veriore të Mont Blanc e njohur me emrin Rruga e Kristaltë, dhe konsiderohet si më e lehta drejt majës së Mont Blancut.

Peillex tha se dhjetëra “psudo-alpinistë” kanë injoruar paralajmërimet, madje theksoi se në një rast pesë rumunë kanë dashur të ngjiten në Mont Blanc me pantallona të shkurtra dhe atlete, gjë që policia është dashur të reagojë duke i ndalur.

“Njerëzit duan të ngjiten duke bartur me vete në çantë vdekjen. Atëherë t’i llogarisim shpenzimet e shpëtimit dhe varrimit, pasi është e papranueshme që taksapaguesit francez t’i paguajnë ato fatura”, shtoi kryetari i qytetit francez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori