LAJMI I FUNDIT:

Fuqia e së tashmes

Fuqia e së tashmes

Nga: Eckhart Tolle

Nëse nuk ndihesh i kënaqur me atë që ke arritur, apo je i nevrikosur rreth së tashmes, kjo mund të të motivojë për t’u bërë i pasur, por edhe nëse bën miliona, ti do të vazhdosh së përjetuari përbrenda një gjendje mungese dhe thellë-thellë do të vazhdosh të ndihesh i paplotësuar.

Ti mund të përjetosh mjaft eksperienca që paratë mund t’i blejnë, por ato do të vinë e ikin dhe gjithnjë do të të lënë një ndjenjë boshllëku dhe nevojën për një kënaqësi më të madhe fizike apo psikologjike.


Ti nuk do të qëndrosh në qenie e kësisoj të ndiesh plotësimin e jetës tani që vetëm është prosperitet i vërtetë.

Ndaj, hiq dorë nga pritja si gjendje mendore. Kur e kap veten duke fjetur, në pritje … zgjohu. Eja në të tashmen.

Vetëm ji dhe lumturohu nga të qenit. Nëse je i pranishëm në të tashmen, nuk do të kesh asnjëherë nevojë të presësh. Kështu që dikush do të thotë: “Më vjen keq që të lashë duke pritur”, e ti mund të përgjigjesh: “S’ka problem, nuk isha duke pritur. Isha duke qëndruar këtu e duke shijuar veten në lumturi me veten.”

Këto janë vetëm disa prej strategjive të zakonshme të mendjes për të mohuar të tanishmen, të cilat janë pjesë e pavetëdijes së zakonshme. Janë lehtë për t’u parë pasi janë pjesë e jetës normale: sfondi statik i pakënaqësisë së përhershme.

Në trend Kultura

Më shumë
Manastiri i Deçanit, ku ruhet shandani i dhuruar nga Skënderbeu

Manastiri i Deçanit, ku ruhet shandani i dhuruar nga Skënderbeu

Vikingët dhe arbërit!

Vikingët dhe arbërit!

KUJDES ME FJALËN

KUJDES ME FJALËN

DOLLI E PËRMOTSHME

DOLLI E PËRMOTSHME

ME DIJTË ME JETUE

ME DIJTË ME JETUE

Kosova në toponime

Kosova në toponime

Kalo në kategori