Priten në ambientet e IPKO ekipet fituese ku ndahen çmimet e mëdha dhe shumë shpërblime tjera.
Pas përmbylljes së turneut fantastik në eSports, IPKO UNI Tournament, me 29 Korrik 2022 IPKO ka mirëpritur në ambientet e saj ekipet fituese ku është organizuar ceremonia e ndarjes së shpërblimeve.
Çmimi i madh prej 21,000 euro u nda për 3 vendet e para dhe shumë dhurata tjera u dhanë për ekipet tjera që fituan në lojëra ndryshme të eSports.
Ndeshjet e IPKO UNI Tournament u zhvilluan në 5 lojë të ndryshme, duke filluar nga Fifa 21, Counter Strike: Global Offensive, League of Legends, PUBG dhe Rocket League. 16 ekipet e IPKO UNI Tournament dhanë më të mirën e tyre dhe lojtarët nxorën në pah aftësi të ndryshme në luftën e madhe për titull të kampionit.
Përgjatë një periudhe prej afro 3 muajve, IPKO UNI Tournament dhuroi një kampionat të paharrueshëm dhe zgjoi interesimin e madh tek të rinjët, të cilët patën mundësinë që të ndjekin të gjitha ndeshjet e turneut Live Stream në kanalet zyrtare të IPKO UNI Tournament në YouTube dhe Twitch. Transmetimi Live i ndeshjeve të IPKO UNI Tournament arriti të tërheq një numër të konsiderueshëm të shikuesve dhe ndjekësve në media sociale.
IPKO UNI Tournament është turneu i lojërave online i organizuar nga IPKO. Ky projekt është turneu i parë në eSports mes universiteteve në Kosovë dhe rajon.
Udhëheqësi i projektit pranë IPKO, Petrit Nishliu, tha: “Jemi shumë të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij tournamenti. Është hera e parë që organizohet një tournament i tillë në Kosovë dhe rajon dhe jemi të lumtur që ka shkuar ashtu siç është planifikuar. Kemi pas numër të madh të të interesuarve dhe pjesëmarrësve dhe falënderojmë universitetet e Kosovës dhe studentët për bashkëpunim shumë profesional. Ne nuk do të ndalemi me kaq: ky tournament do të bëhet një traditë për IPKO dhe studentët, dhe herën tjetër do të kemi edhe më shumë befasi dhe shpërblime për pjesëmarrësit dhe fituesit”.
Universitetet që morën pjesë në këtë torunament me ekipet e tyre ishin: Universiteti për Biznes dhe Teknologji, Universiteti i Prishtinës me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Kolegji Universum, RIT Kosova, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Ukshin Hoti” dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
IPKO gjithmonë ka qenë pranë të rinjve, dhe në hap me trendet më të fundit, prandaj ky projekt i lojërave online me studentë, është vazhdimësi e përkushtimit të IPKO ndaj të rinjve kosovarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim
Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore