Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti me anë të një reagimi ka thënë se taksat e qytetarëve po përdoren për të larguar punëtorë nga puna.
Sipas Hotit, për periudhën janar-qershor 2022 janë rritur gjashtë herë subvencionet nga buxheti për ndërmarrjet publike.
“Çudi me këtë Qeveri. E ka ndaluar ‘gjakderdhjen financiare’ të ndërmarrjeve publike, por për periudhën janar-qershor 2022, i ka rritur për gjashtë herë subvencionet nga buxheti për këto ndërmarrje – nga 1.92 mil euro më 2021, në 12.39 mil euro sivjet. Me gjasë, një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve po shkojnë për të larguar punëtorë nga puna në Telekom përmes skemës që ua paguan përnjëherë 24 paga mujore atyre që lëshojnë punën. Fatkeqësisht, kjo skemë po rezulton me ikje të kuadrove më të mira nga Telekomi, pasi kuadrot më të mira kanë më shumë alternativa në treg”, thuhet në reagimin e Hotit.
Ish-kryeministri i Kosovës thekson se Telekomit po i ikin kuadrot.
“E vërteta është, fatkeqësisht, se taksat e qytetarëve po përdoren për të larguar punëtorë nga puna. Duket se ‘gjakderdhja financiare’ – ky term morbid që u fut në diskursin politik – po i ndodh buxhetit të shtetit me vendime qeveritare. Duke qenë se Telekomit po i ikin kuadrot, detyrimisht do të detyrohet të rekrutojë punëtorë së shpejti. A nënkupton kjo se po largohen punëtorët ekzistues për tu zëvendësuar me të tjerë nga partia në pushtet?! Çfarë politike e mbrapshtë është kjo?!”, përfundon ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeskat e nikotinës nuk janë snus – Produkt pa duhan si një alternativë për duhanpirësit e rritur

Mbi 180 mijë banesa bosh në Kosovë - megjithatë çmimi i tyre vazhdon të rritet

Nga ëndrra në realitet: Pse komplekset Linda 20, 21 dhe 22 janë zgjidhja e duhur për ju?

Telegrafi Jobs - Shoku që ju shtyn përpara!

Ushqim i shijshëm dhe karrierë e re? Brendet e fuqishme Popeyes dhe Firehouse Subs hapin vende pune në Prishtinë!

Njoftim me rëndësi për fermerët nga Ministria e Bujqësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat