LAJMI I FUNDIT:

Pse Elon Musk lanson mijëra satelitë?

Pse Elon Musk lanson mijëra satelitë?

Kompania e miliarderit amerikan Elon Musk, SpaceX, ka lansuar mijëra satelitë në orbitë, e shumë njerëz pretendojnë se i kanë parë në qiell.

Lansimi është pjesë e projektit të Starlink, që ka për qëllim rritjen e shpejtësisë së internetit në mbarë botën, transmeton Telegrafi.


Shërbimet e internetit janë të qasshme falë rrjetit të madh të satelitëve që qarkullojnë rreth Tokës. E kjo është shumë e rëndësishme për ata që jetojnë në pjesët e izoluara të planetit tonë.

Lucinda King nga Universiteti i Portsmouth, ka deklaruar se edhe në Britani të Madhe ka njerëz që kanë nevojë për një internet të tillë.

Në kuadër të projektit Starlink nga viti 2018 janë lansuar 3 mijë satelitë. Kreu i Pocket Link, portalit kushtuar teknologjisë, Chris Hall konsideron se në fund do të duhen nga 10 deri në 12 mijë satelitë.

Ai madje theksoi se me këtë do të shemben të gjitha barrierat për qasje në internet të shpejtë. Për dallim nga kompanitë tjera që ofrojnë shërbime bazike të internetit, Starlink nuk është i lirë.

Në Britani të Madhe parapagimi mujor kap vlerën e 89 funteve (99 dollarë). Pjata e satelitit dhe ruteri që janë të nevojshëm, kushtojnë 529 funte (549 dollarë).

Siç raporton BBC, 96 për qind e britanikëve dhe 90 për qind e atyre në BE dhe SHBA, kanë qasje në internet të shpejtë.

Starlink ka 400 mijë përdorues në 36 shtete, kryesisht në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Australi. Qëllimi është që shërbimet të zgjerohen në Afrikë, pra në Afrikën e Jugut dhe Azi.

Chris Hall ka vlerësuar që Starlink do të ketë rol të rëndësishëm në lidhjen e shkollave dhe ambulancave. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
Kalo në kategori