LAJMI I FUNDIT:

Përfundon me sukses operacioni për ndarjen e binjakëve që kishin “tru të përbashkët”

Përfundon me sukses operacioni për ndarjen e binjakëve që kishin “tru të përbashkët”

Binjakët e bashkuar që kishin “tru të përbashkët” janë ndarë pas operacioneve të suksesshme që zgjatën 33 orë.

Bernardo dhe Arthur Lima iu nënshtruan disa operacioneve në Rio de Janeiro, operacione të cilat u kryen nën urdhrat e kirurgut pediatrik Noor ul Owase Jeelani i cili operon në Great Ormond Street Hospital me bazë Londër.

Djemtë trevjeçar iu nënshtruan 7 operacioneve, duke përfshirë më shumë se 33 orë operacioni vetëm në dy operacionet e fundit, ku numri i personelit mjekësor ishte 100, përcjell Telegrafi.


Embargoed to 0700 Monday August 1 Undated handout photo issued by Gemini Untwined of Brazilian twins Arthur, and Bernardo (left) and Arthur Lima who have successfully separated.

Kirurgët kanë provuar teknika të ndryshme për disa muaj duke përdorur realitetin virtual përpara se të fillonin procedurat reale.

Operacioni u udhëhoq nga Jeelani së bashku me Dr. Gabriel Mufarrej, i cili është kreu i kirurgjisë pediatrike në Instituto Estadual do Cerebro Paulo Niemeyer.

Jeelani e përshkroi operacionin si një “arritje të jashtëzakonshme” nga mjekët, por shtoi se organizata bamirëse Gemini Untwined, mbështet në donacione publike për ta vazhduar punën e tyre.

“Jo vetëm që kemi ofruar një të ardhme të re për djemtë dhe familjen e tyre, por ne kemi pajisur ekipin vendas me aftësi dhe besim që në të ardhmen të ndërmarrin përsëri një punë kaq komplekse dhe ta kryejnë atë me sukses”, deklaroi Jeelani.

Gabriel Mufarrej bëri të ditur se spitali në të cilin ai punon, ka qenë duke u përkujdesur për djemtë për rreth 2 vite e gjysmë, dhe se operacioni në të cilin ata u nënshtruan do të jetë një operacion që do ua ndryshojë jetën atyre, raporton Sky News.

Ai shtoi: “Prej kur prindërit e tyre erdhën në Rio nga shtëpia e tyre nga rajoni Roraima për të kërkuar ndihmën tonë para dy vite e gjysmë ata janë bërë pjesë e familjes tonë këtu në spital”.

Embargoed to 0700 Monday August 1 Undated handout photo issued by Gemini Untwined of Noor ul Owase Jeelani with Bernardo (left) and Arthur, and parents Adriely and Antonia Lima. Issue date: Monday August 1, 2022.

“Jemi të kënaqur që operacioni shkoi aq mirë dhe rezultati i operacion është kaq i rëndësishëm për djemtë dhe familjen e tyre”, përfundoi deklaratën e tij Mufarrej.

Puna e tyre u mbështet nga Gemini Untwined, një organizatë bamirëse e cila u themelua nga z. Jeelani për të mbledhur fonde për binjakët të cilët kanë lindur të bashkuar në kokë – që ndryshe quhen “craniopagus twins”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Kalo në kategori