LAJMI I FUNDIT:

Transportonin emigrantë përmes Mitrovicës në territorin e Serbisë, arrestohen 16 persona në Prizren

Transportonin emigrantë përmes Mitrovicës në territorin e Serbisë, arrestohen 16 persona në Prizren
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka arrestuar 16 persona. Sipas kësaj prokurorie të njëjtit dyshoheshin për kontrabandimin me shtetas të huaj.

Prokuroria po ashtu deklaron se këta emigrantë të njëjtit i mbanin në shtëpi duke i ushqyer dhe pastaj përmes Mitrovicës, i futnin në territorin e Serbisë.


Për këtë veprim të njëjtit, shpërbleheshin me 14, 000.000 euro. Po ashtu në mesin e të arrestuarve ishte dhe një i mitur.

“Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore  që nga muaji mars i vitit 2022, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, duke aplikuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me datë 30.07.2022 kanë arrestuar gjashtëmbëdhjetë (16) persona madhor F.S., L.S., A.S., B.A., E.A., L.U., Sh.M., U.E., B.G., F.G., A.K., B.B., E.B., F.I., A.I., L.Z., dhe një (1) të mitur A.A., nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Kontrabandimi me migrantë”, bënë të ditur Prokuroria Themelore në Prizren.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore  që nga muaji mars i vitit 2022, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, duke aplikuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me datë 30.07.2022 kanë arrestuar gjashtëmbëdhjetë (16) persona madhor F.S., L.S., A.S., B.A., E.A., L.U., Sh.M., U.E., B.G., F.G., A.K., B.B., E.B., F.I., A.I., L.Z., dhe një (1) të mitur A.A., nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 1 e lidhur me nenin 31, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 164 paragrafi 1 e lidhur me nenin 31, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 Për të njëjtit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

 Sipas kërkesës, të pandehurit në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, merren me kontrabandim të migrantëve në atë mënyrë që nga muaji mars 2022 e deri me datë 30.07.2022 duke bashkëpunuar në mes vete e sidomos me shtetas të huaj.

Të udhëhequr nga kryesori prej tyre M.F.A., nga Bahreini, nga territori i Republikës së Shqipërisë ilegalisht kanë futur në territorin e Republikës së Kosovës mbi 700 shtetas të huaj-migrantë, ku në fshatin Shkozë – Komuna e Prizrenit, janë pritur nga të pandehurit F.S., L.S., dhe A.S., si dhe B.A., dhe E.A., të cilët fillimisht i kanë strehuar në shtëpitë e tyre, iu kanë siguruar ushqim dhe fjetje e pastaj këta përmes telefonit kontaktojnë me të pandehurit L.U., Sh.M., U.E., A.K., dhe B.G., dhe F.G., të cilët me autobusë apo vetura personale i marrin migrantët, i transportojnë afër Stacionit të autobusëve në Prizren, i zbresin nga veturat, në këmbë i dërgojnë në Stacion, e pastaj të pandehurit L.U., dhe U.E., me autobusët e kompanive të tyre “B.R.” dhe “M.T” i  transportojnë në Stacionin e autobusëve në Prishtinë, aty të pandehurit B.B., dhe E.B., përmes linjës së rregullt të transportit të udhëtarëve të agjencionit “B.T” si dhe i pandehuri L.Z., përmes kompanisë “L.T.”.

Migrantët i transportojnë qoftë në hyrje të Mitrovicës apo në Stacionin e autobusëve në Mitrovicë, ku aty janë pritur nga të pandehurit F.I., dhe A.I., të cilët përmes auto-taksistëve bënin organizimin e transportit deri në kufirin Kosovë-Serbi, tek vendkalimi kufitar në Jarinje, dhe aty përmes hekurudhës duke ecur në këmbë sërish ilegalisht i fusin në territorin e Serbisë, me ç’rast përfitojnë kundërligjshëm rreth 14,000.00 Euro

Lidhur me rastin nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

Katër (4) armë zjarri; Një (1) elektroshok; Nëntëdhjetë e pesë  (95) copë fishekë;Tre (3) autobusë; Tri (3) vetura; Dy (2) radiolidhje; Shtatëmbëdhjetë (17) telefona celular; Njëmijë e shtatqind e shtatë (1707 ) euro; Dyqind e pesëdhjetë (250)  dinar- RSD./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori