LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk me kundërpadi ndaj Twitter mbi marrëveshjen prej 43 miliard eurove

Elon Musk me kundërpadi ndaj Twitter mbi marrëveshjen prej 43 miliard eurove

Elon Musk ka ngritur kundërpadi ndaj Twitter, duke përshkallëzuar luftën e tij ligjore ndaj kompanisë së rrjetit social për ofertën e tij dhe tentim tërheqjes nga blerja prej 43 miliard euro.

Padia e Musk u ngrit gjatë së premtes, disa orë pasi që gjykatësja Kathaleen McCormick e gjykatës civile në Delaware urdhëroi një gjyq pesë ditor duke filluar nga 17 tetori, në mënyrë që të vendoset se nëse Musk ka të drejtë të tërhiqet nga marrëveshja.

The Guardian raporton se dokumenti i sipërmarrësit, i përbërë nga 164 faqe nuk ishte në dispozicion për publikun, megjithatë sipas rregullave të gjykatës, një version me më pak faqe mund të publikohet së shpejti, transmeton Telegrafi.


Gjykata cakton datën e gjykimit në mes të Elon Musk dhe Twitter
Lexo po ashtu Gjykata cakton datën e gjykimit në mes të Elon Musk dhe Twitter

Twitter në anën tjetër nuk dha ndonjë koment mbi këtë çështje.

Gjatë së premtes, Musk u padit edhe nga një aksionar i Twitter i cili i kërkoi gjykatës që ta detyrojnë miliarderin që ta mbyllë marrëveshjen e blerjes, duke thënë se ai ka shkelur detyrën që ai e kishte ndaj aksionarëve të Twitter, dhe gjithashtu të jepte dëmshpërblime për humbjet që u shkaktuan nga ai.

Në padinë e ngritur nga aksionari pretendohet se Musk ka një detyrë mirëbesimi ndaj aksionarëve të tjerë të Twitter pasi që ai ka 9.6 për qind të aksioneve, dhe për shkak se marrëveshja e blerjes i jep ati të drejtën e vetos mbi shumë vendime të kompanisë.

Padia në gjykatën civile u ngrit nga Luigi Crispo, i cili ka 5,500 aksione në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?

Musk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?

Teknologji
Apple mbrohet: Siri nuk u dërgon reklamuesve të dhënat e përdoruesit

Apple mbrohet: Siri nuk u dërgon reklamuesve të dhënat e përdoruesit

Teknologji
Aplikacionet me të cilat do të gjeni menjëherë titullin e këngës që jeni duke e dëgjuar (Foto)

Aplikacionet me të cilat do të gjeni menjëherë titullin e këngës që jeni duke e dëgjuar (Foto)

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Meta nën akuza për shkelje të të drejtave të autorit

Meta nën akuza për shkelje të të drejtave të autorit

Teknologji
Ajo është e para me një milion ndjekës në rrjetin gjithnjë e më popullor

Ajo është e para me një milion ndjekës në rrjetin gjithnjë e më popullor "Bluesky"

Teknologji
Kalo në kategori