LAJMI I FUNDIT:

Demi Rose ngrit temperaturat e veshur në bikini të bardha teksa thekson format trupore nga pushimet në Greqi

Demi Rose ngrit temperaturat e veshur në bikini të bardha teksa thekson format trupore nga pushimet në Greqi

Ajo nuk është nga ato që i shmanget shpërndarjes së postimeve mahnitëse dhe provokuese në rrjetet sociale.

Dhe Demi Rose ngriti temperaturat edhe një herë të premten (30 korrik) teksa shijonte një udhëtim luksoz me varkë në Greqi.


Modelja, 27 vjeçe, ka shfaqur linjat mbresëlënëse në postimet ku shihet e veshur në një palë bikini me ngjyrë të bardhë ndërsa ka një grim glam dhe flokët e saj brune i la në një bisht.

Në një foto, influencuesja dhe modelja dukej në top formë ndërsa drejtonte varkën luksoze përpara se të tregonte peizazhin mahnitës.

Format e saj trupore padyshim që morën gjithë vëmendje, e të cilat ajo i tregon me krenari në secilën paraqitje që bën.

Ndryshe, kujtojmë që së fundmi duke folur në podcastin “Dirty Mother Pukka”, Demi detajoi disa momente të vështira nga e kaluara, ku torturuesit e saj madje i fusnin çamçakëz në flokë.

“Gjatë fëmijërisë sime në shkollë, unë thjesht u ngacmova nga të gjithë. Djem, vajza dhe kështu nuk isha në gjendje të mësoja. Të gjithëve u pëlqente të më zgjidhnin, të fusnin çamçakëz në flokët e mi, si për të më torturonin për argëtimin e tyre”, u shpreh modelja seksi.

Modelja vazhdoi duke thënë se në të njëjtën kohë ajo ishte ‘diagnostikuar me sindromën e lodhjes kronike, që do të thotë se jeni të lodhur gjatë gjithë kohës’, të cilën Demi e përshkroi si ‘më shumë si depresion’.

Por, në momentin e kthesës në jetën e saj, Demi tha: “Sapo ndalova së shkuari në shkollë vërtet. Thjesht e urreja. Ishte shumë për mua. Por më pas e gjithë bota ime u bë online, kështu që nisa MySpace dhe fillova të postoja foto dhe gjëra të tjera.

“Më pas e mora këtë njohje dhe mbështetje në internet. Fitova një bazë fansash, nuk isha aq e njohur atëherë, por thjesht ndjehesha shumë bukur të vlerësoheshe nga njerëzit në internet. Me të vërtetë bëri diçka për mua. Ishte gjithçka”, tha modelja.

Të gjitha lajmet nga Demi Rose
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Demi Rose

Këto ditë bukuroshja ka grumbulluar legjione fansash, me Instagramin e saj që mburret me gati 20 milionë ndjekës falë përmbajtjes së saj dhe imazheve çdo herë e më provokuese. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Magazina
Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori