LAJMI I FUNDIT:

Data 14 shtator konfirmohet si dita e prezantimit të Ford Mustang 2024

Data 14 shtator konfirmohet si dita e prezantimit të Ford Mustang 2024

Është konfirmuar se Ford Mustang 2024 do të prezantohet me 14 shtator, e cila përkon edhe të jetë dita se kur fillon shfaqja e veturave në Detroit, raporton Drive.

Debutimi global i Mustang-ut të ri do të vije shtatë vite pas përditësimit të fundit të bërë nga kompania në vitin 2015, i ndjekur në vitin 2018 pas lansimit të modelit me pjesën e përparme të veturës.


I njohur ndryshe si ‘S650’ Ford Mustang i ri do ta zëvendësojë modelin e tanishëm ‘S550’ por që do të ketë të instaluara një numër të pjesëve mekanike nga vetura paraardhëse, si për shembull motori me turbo mbushje 2.3 litërsh me katër cilindra the motori V8 5.0 litërsh, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu pritet që mos të ndryshohen as transmisioni manual me 6 shpejtësi dhe ai automatik me 10 shpejtësi, të cilët veçse janë në dispozicion të Ford Mustang.

Raportet nga SHBA sugjerojnë se Mustangu i radhës do të jetë i pari model në histori që do ta ofrojë opsionin hibrid, por qe Ford ende nuk e ka konfirmuar këtë gjë.

Disa fotografi që u bënë gjatë testimeve tregojnë profilin e pa ndryshuar të pjesës së jashtme të Mustang-ut të ri, edhe pse dritat e përparme LED të zvogëluara, dhe një grilë e përparme më e madhe do të jetë ajo që do ta bëjë dallimin me veturën që Mustang-u i ri do ta zëvendësojë. /Telegrafi/