LAJMI I FUNDIT:

Video nga rasti i ngacmimit seksual ndaj 6-vjeçares – Prokuroria paraqet kërkesë për paraburgim për të dyshuarin

Video nga rasti i ngacmimit seksual ndaj 6-vjeçares – Prokuroria paraqet kërkesë për paraburgim për të dyshuarin

Është paraqitur zyrtarisht kërkesa për paraburgim ndaj personit i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 6-vjeçare.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Telegrafin, se është paraqitur zyrtarisht kërkesa për paraburgim ndaj personit i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 6-vjeçare.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një person i dyshuar, për shkak të veprës penale ‘Sulmi seksual’ dhe ndaj të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”.


Dy raste të sulmeve seksuale raportohen brenda një dite në Kosovë – viktima një fëmijë dhe një e mitur
Lexo po ashtu Dy raste të sulmeve seksuale raportohen brenda një dite në Kosovë – viktima një fëmijë dhe një e mitur

“Prokuroria në koordinim me institucionet relevante, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, lidhur me këtë rast. Meqenëse në këtë rast është i përfshirë një i mitur, nuk mund të japim detaje të tjera ”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht një femër kosovare (fëmijë)”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në raport bëhet e ditur se dje ka ndodhur edhe një rast tjetër i sulmit seksual. Siç njoftoi policia, rasti tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku është arrestuar një burrë pasi i njëjti me dëshirë thuhet se e ka marrë një të mitur dhe e ka dërguar në shtëpinë e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, me dëshirë ka marr viktimën femër  kosovar (të mitur) dhe ka dërguar në shtëpinë tij. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Portali Dukagjini ka siguruar dëshmi, derisa dëshmitarët (një nga të cilët – nëna e viktimës), konfrontohen me të dyshuarin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Kalo në kategori