LAJMI I FUNDIT:

Amazon do të rrisë çmimin e abonimit për shërbimin e saj Prime në Mbretërinë e Bashkuar

Amazon do të rrisë çmimin e abonimit për shërbimin e saj Prime në Mbretërinë e Bashkuar

Amazon do të rrisë çmimin e shërbimit të saj Prime për klientët në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, nga shtatori, abonimet mujore do të rriten me 1.18 cent pra çmimi do të jetë 10.61 euro për muaj, derisa viti do të rritet nga 93 në 112 euro.

Amazon tha se rritja e çmimit ishte e para në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2014 dhe ishte për shkak të “rritjes së inflacionit dhe kostove operative”.


Shërbime të tjera sikurse Netflix kanë rritur gjithashtu çmimet e abonimeve për shkak të rritjes së kostove.

Shërbimet “Prime” ofrojnë shpërndarje të pakufizuar të produkteve dhe shërbime të transmetimit të argëtimit.

Amazon tha se çmimi i ri do të fillojë nga shtatori, ose në datën e ardhshme të rinovimit të anëtarësimit të klientit – duke shtuar se kalimi në një plan vjetor ose anulimi i anëtarësimit është gjithashtu një opsion. /Telegrafi/