Kryetari i Agjencisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi ka reaguar ndaj deklaratës së prokurores Vilma Ruskovska për kontrollet e kryera në këtë Agjenci, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Muaremi tha se ka qenë në dijeni se prokurorja Ruskovka do të keqpërdor fjalën “presion mbi gjyqësorin”.
“Edhe kur e kam shkruar njoftimin, kam qenë në dijeni se Ruskovska do të keqpërdorë fjalën “gjoja presion” ndaj institucioneve, por megjithatë, prokuror, duke mbrojtur të drejtat e mia dhe të autoritetit të Policisë Financiare nga veprimet dhe reagimet e pabaza dhe të kundërligjshme ndaj organeve kompetente janë detyrimi im si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas ligjeve”, reagon Muaremi.
Ruskovska më herët tha se nuk e kupton panikun e Muaremit për hetimet e bëra në Policinë Financiare.
“Ne vetëm se po i kontrollojmë akuzat nga një raport dhe nuk ka asgjë personale në këtë. Nëse gjithçka është bërë sipas ligjit, atëherë nuk e kuptoj panikun dhe presionin që po bëhet, po e përsëris, mbi prokurorinë dhe gjykatën”, tha Ruskovska.
Muaremi, më herët lidhur me bastisjen që Prokuroria për Krim të Organizuar ka nisur më 18 korrik, ka thënë sot se ka të meta të theksuara në urdhrin e bastisjes dhe mënyrën e veprimit gjatë zbatimit të tij./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë