LAJMI I FUNDIT:

Alarmi i rrejshëm për bombë në Prishtinë, policia thotë se rasti është ende duke u hetuar

Alarmi i rrejshëm për bombë në Prishtinë, policia thotë se rasti është ende duke u hetuar
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me alarmin për bombë që ndodhi mbrëmë në rrugën “Eqrem Qabej”, përkatësisht në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Alarmi për bombë në koncertin e festivalit të Ramë Lahajt në Prishtinë, është i rremë
Lexo po ashtu Alarmi për bombë në koncertin e festivalit të Ramë Lahajt në Prishtinë, është i rremë

Policia ka thënë se pas pranimit të një informate ‘’kërcënim me bombë’ në lokacionin e lartëcekur, njësitë relevante policore përfshirë njësiti K9, njësiti për deminim, njësiti antiterror kanë dalur në vendngjarje ku është bërë kontrollimi i lokacionit por nuk ishte gjetur asgjë e dyshimtë.


Lidhur me informatën është iniciuar rasti si më lartë i cili vazhdon në procedurat hetimore. /Telegrafi/