LAJMI I FUNDIT:

QKUK me paisje të re për përgatitjen e kimioterapisë

QKUK me paisje të re për përgatitjen e kimioterapisë

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë ka treguar përfitimet që pacientët do të kenë nga paisja e re në Repartie e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Reparti i Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka mirëpritur një pajisje të re për përgatitjen e kimioterapisë.

Përmes disa përgjigjeve për portalin Dukagjini, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Dr. Violeta Grajqevci ka bërë të ditur se një paisje e tillë ishte porositur ngase filtrat e saj të cilët supozohet të ndërrohen çdo dy vite, nuk prodhohen më.


“Këtë pajisje e kemi pasur në Pediatri por që filtrat të cilët duhet të ndërrohen çdo 2 vjet nuk prodhohen më, prandaj është porositur pajisje e re”, ka thënë Dr. Grajqevci.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se pajisja në fjalë ndihmon në përgatitjen e citostatikëve.

Përdorimi i citostatikëve ndodh në fushën e onkologjisë ashtu që të ngadalësojë rritjen e tumorit.

“Kemioterapia e cila pregaditet në këtë komorë ofron kushte sigurie për stafin dhe ambientin dhe këtë terapi e marrin të gjithë pacientët që janë me sëmundje malinje”, ka thënë ajo.

Drejtoresha Grajqevci nuk ka treguar për koston e kësaj paisje.

Sëmundjet malinje janë tumore të cilat ndërhyjnë në funksionin normal të organeve ku lokalizohen duke rritur rrezikun për vdekje.

Lokalizimi i kësaj piasjeje ishte bërë përmes një postimi nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (QKUK).

Në kuadër të Ditës Botërore të luftës kundër kancerit, vitin e kaluar, Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës kishte mbajtur një aktivitet sensibilizues me ç’rast, pjesë e diskutimit qenë edhe numri i rasteve dhe patologjitë e shpeshta.

“Rastet e reja të pacientëve me kancer për vitin 2020 janë 1.336, duke përjashtuar rastet e atyre që shërohen në klinika private dhe jashtë vendit. Ndër patologjitë më të shpeshta tek ne ashtu sikurse në gjithë botën, është ajo e gjirit. Kemi 332 raste të shënuara me karcinom të gjirit apo 25 për qind të rasteve në total. Pastaj është trakti uro-gjenital me 24 për qind të rasteve pastaj patologjia e traktit gastro-intenstinal me 23 për qind të rasteve”, kishte theksuar Doktoresha e Klinikës së Onkologjisë, Vildana Goga.

Ndër të tjera, ajo kishte treguar se mesatarja e trajtimit të pacientëve me kancer për kimioterapi dhe radioterapi në klinikën e Onkologjisë ishte rreth 230 pacientë në ditë.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori