LAJMI I FUNDIT:

Specifikat e Oppo Reno8

Specifikat e Oppo Reno8

Seria e Reno8 ka rreth 2 muaj që ka dalë në tregun kinez, por që tani është hera e parë që Reno8 dhe Reno8 Pro dalin jashtë tregut vendor.

Versionet globale të telefonave janë pak më të ndryshëm se versioni kinez, megjithatë ndryshimet nuk janë aq të dallueshme.

Sipas GSMArena, fokusi i rishikimit shkon tek versioni “vanilla” i Reno8, dhe ai zëvendëson sensorin e thellësisë në versionin kinez me një kamerë të plotë, më saktësisht me një kamerë ultra të gjerë prej 8MP. Specifikat e tjera janë pak a shumë më identike, transmeton Telegrafi.


Telefoni ka një ekran me panel OLED 6.43 inç me 90Hz, i cili mund të tërheq përdoruesit që kërkojnë diçka më kompakte, por që 6.43 inç në vitin 2022 është pjesë e fushës më të ulët të madhësisë.

Megjithatë të jesh i vogël nuk do të thotë se je i vogël edhe në veçori. Reno8 funksionon me Dimensity 1300 SoC shumë të fuqishëm dhe ka dy kamera të spikatura.

Oppo si kamerë kryesore e përdorë atë të Sony IMX766 me sensor prej 50MP, e cila është me madhësi prej rreth 1/1.56” dhe ofron 1.0µm piksela.

Në pjesën e përparme Reno8 ka një kamerë ekskluzive Oppo IMX709 me sensor prej 32MP me një filtër RGBW duke mundësuar një performancës të përmirësuar selfie.

Versioni “vanilla” i Reno8 e ka gjithashtu opsionin e rimbushjes së shpejtë. Bateria e njëjtë prej 4,500mAh mbështet rimbushjen me protokollin e Oppo SuperVOOC prej 80W, edhe pse vendet me rrjete energjie prej 110V mund të marrin rimbushje prej 66W nga e njëjta pajisje e rimbushjes. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Foto që tregojnë qartë dallimet mes kamerave të Samsung Galaxy S24 dhe S25

Foto që tregojnë qartë dallimet mes kamerave të Samsung Galaxy S24 dhe S25

Teknologji
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

Teknologji
Bursa të plota për vajzat në Siguri Kibernetike nga ICK dhe LuxDev

Bursa të plota për vajzat në Siguri Kibernetike nga ICK dhe LuxDev

Teknologji
Po vjen videoloja e re e Doom

Po vjen videoloja e re e Doom

Lojëra
Kalo në kategori