LAJMI I FUNDIT:

Ish-prokurori Ali Rexha del para gjykatësit pasi dyshohet se kërcënoi prokurorin special Lulzim Sulejmani

Ish-prokurori Ali Rexha del para gjykatësit pasi dyshohet se kërcënoi prokurorin special Lulzim Sulejmani

Ish-prokurori Ali Rexha po dyshohet se ka kërcënuar verbalisht prokurorin special Lulzim Sulejmani.

Rexha ishte arrestuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot ai ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake për shkak se ndaj tij është kërkuar edhe një masë e sigurisë nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.Seanca për masën e sigurisë ka filluar nga ora 9:00 në mëngjes.

Seanca ndaj tij ende nuk ka përfunduar.


KALLXO.com raportoi gjatë ditës së djeshme se prokurori Lulzim Sulejmani dyshohet se është kërcënuar verbalisht nga ish-prokurori Rexha. Kërcënimi ishte bërë edhe para disa personave të tjerë.

Për këtë çështje janë intervistuar edhe dy persona të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve. Rexha dyshohet se dje ka kërcënuar prokurorin Lulzim Sylejmani. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.

“Këto kërcënime serioze ndaj Prokurorit Sulejmani vijnë si rrjedhojë e angazhimeve të prokurorit në kuadër të aktiviteteve të tij në proceset disiplinore, të realizuara kohë më parë, ndaj ish-pokurorit special, Ali Rexha”, thuhet në reagim.

Në ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, KALLXO.com ka kontaktuar ish-prokurorin Ali Rexha, i cili duke përmendur gjendjen e tij shëndetësore, shkurtimisht tha se nuk e ka kërcënuar fizikisht prokurorin Sulejmani.“

Nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore, por mundem me thënë që nuk e kam kërcënu fizikisht. I kam thënë të ‘shkeli me ligj’, të ‘shkeli me gjyq’, nuk e kam pas fjalën për fizikisht..”, kishte thënë Rexha përmes telefonit.

Në anën tjetër, prokurori Lulzim Sulejmani ka thënë se rasti ka ndodhur dje (e mërkurë) dhe menjëherë e ka njoftuar në Polici.“Ajo është çështje ligjore, unë e kam lajmëru rastin në stacionin policor. Këshilli i ka punët e veta, ka reaguar. Sot ka ndodhur rasti. Nuk po du me ekzagjeru rastin, thjesht mirren organet e rendit me këtë”, ka thënë Sulejmani.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori