Para pak ditësh, Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, nderoi me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Remzi Ejupin, një veprimtar i shquar i Kosovës, që prej vitesh jeton në Gjermani. Në Kosovë njihet si pakkush, por edhe në Shqipëri është i njohur mirë. Ceremonia në Presidencë ishte shumë solemne, me pjesëmarrje të gjerë, me personalitete nga më të lartët e më të njohurit e Kosovës. Nuk mungoi as Rifet Jashari, vëllai i heroit legjendar Adem Jashari.
Një vlerësim dhe nderim plotësisht i merituar që ndoshta, si këtu, por edhe në Kosovë, duhej bërë shumë vjet më parë, sidomos në Kosovë, ku punën e Remziut gjatë viteve të luftës për liri e njohin nga i pari deri tek i fundit.
Jam i sigurt se Remzi Ejupi, ashtu si shumë të tjerë bashkëluftëtarë, nuk kanë shumë nevojë për “nishane”. Puna është se ata që e kanë për detyrë të japin “nishane”, nuk duhet ta harrojnë kurrë kontributin e luftëtarëve dhe heronjve “të bujë” në luftën heroike për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Harresa për nderim dhe mirënjohje është më shumë se keqe … e po kështu është edhe demagogjia dhe propaganda në nderim të luftëtarëve.
Nuk u zgjata pa arsye në këto radhë. Dhe, prandaj unë, një nga të shumtët që e kam njohur Remzi Ejupin në vitet e vështira të luftës për çlirimin e Kosovës, e çmoj shumë titullin që i dha Presidenti Meta, Remzi Ejupit.
E, më erdhi shumë mirë kur Qemal Minxhozi, miku im i vjetër, ambasador i spikatur në Kosovë, më tha 3-4 ditë më parë: nuk ta merr mendja sa mirë është pritur në Kosovë dekorimi i Remziut.
Në librin tim, “Për Gjermaninë”, kam shkruar shumë për figura të shquara të luftës për liri të Kosovës, që i kam njohur edhe këtu, pas viteve ‘90, por edhe kur shërbeja në Gjermani, në vitet 1997-2002. Kam shkruar edhe për Remziun. Kam thënë atë që duhet të thosha për një hero pa bujë. Kështu kam folur për të edhe në Universitetin e Prishtinës. Dhe, nuk e teproj aspak kur them hero! Remziu nuk mori rrugën për në Kosovë në kohën e luftës, nuk veshi uniformën e UÇK-së e nuk u përball me beteja kundër serbëve. Por, punoi aq shumë në Gjermani për luftën, për lirinë, për popullin e tij, saqë nuk mund ta ndaj kurrë nga ta heronj për luftën në fushëbetejë. Kam qindra faqe shënime, thuajse të gatshme për botim, për Remziun më shokë, që i kam njohur e kam bashkëpunuar në Gjermani. Por, do t’i botoj më vonë! Shumë gjëra kanë kohën e vet për t’i thënë. Sot temperaturat janë ende të larta…
Remzi Ejupi ka qenë ndër të parët që erdhi dhe më takoi në Ambasadë në Bon, kur sapo kisha marrë detyrën, në nëntor të vitit 1997.
Në djalë i ri, energjik, i veshur me shumë shije, i edukuar, i shkolluar, me mendje të hapur, i emancipuar dhe me shumë humor. Ndenjëm gjatë e folëm për Shqipërinë dhe Kosovën. Më ofroi mbështetje të plotë në punën time. E njoha përditë e më shumë si një patriot të vërtetë dhe aspak nacionalist. Nuk kishte “krahë” as majtas e as djathtas; nuk dinte as të fyente e as të etiketonte ndokënd. E kishte të suksesshëm biznesin e tij e mund të rrinte i qetë, ose të angazhohej deri diku, si shumë bashkatdhetarë, biznesmenë, që nuk pushonin duke rrahur gjoksin.
Në Gjermani jetonin e punonin qindra mijëra shqiptarë të Kosovës. Sytë e mendja e tyre në ato vite ishin në Kosovë e ata ishin të gatshëm të bënin detyrën e tyre për atdheun. Shumë emigrantë, sidomos të rinj, morën rrugën e vështirë për të hyrë në Kosovë dhe u bashkuan me UÇK, sikurse më vonë edhe në fushën e betejës.
Remzi Ejupi ishte ai që sponsorizonte pafund avionë, të mbushur me djem e vajza të Kosovës, që fluturonin për në Tiranë, për të vazhduar më tej rrugën e luftës.
Remziu ishte organizatori dhe financieri i koncerteve të pafundme me artistë të Kosovës e Shqipërisë në qytete të ndryshme të Gjermanisë. Ishin koncerte … për lirinë e Kosovës. Ishin manifestime të zjarrta të atdhedashurisë. Gjermanët u mahnitën me këto koncerte në salla, në sheshe, në pallate sporti.
Kemi takuar me Remziun kryetarët e bashkive të Këlnit, Munihut, Hamburgut, Frankfurtit etj., për të na dhënë salla sa më të mëdha. Kishte mbetur të na vinin në dispozicion vetëm stadiumet, vetëm ato mund t’i nxinin shqiptarët … Shtypi dhe televizionet u bënin jehonë të madhe. Remziu si një politikan e diplomat i sprovuar fliste lirshëm, më një gjermanishte të kulluar në studio të ndryshme.
Drejtori Politik në MPJ, Wolfgang Ischinger, me kontribute të veçanta për Shqipërinë dhe Kosovën, do të më tregonte një ditë se ambasadori i Serbisë, Jeremiqi, i ishte ankuar se “shqiptarët po nxisin nacionalizmin me koncertet që organizojnë”.
Ishin me dhjetëra kamionë të mbushur me ndihma humanitare drejt Shqipërisë dhe Kosovës, që i organizonte Remziu me miqtë e shumtë gjermanë. Dhe më njoftonte: gjeje kohën e hajde t’i falënderosh para nisjes”.
Përherë në lëvizje, nga qyteti në qytet, nga takimi në takim, ditën edhe natën; i palodhur dhe mjeshtër si pakkush në timon. Dhe asnjëherë, as edhe një herë të vetme nuk u mburr, nuk tha kurrë: Unë!
Më telefononte në mes të natës për t’u takuar me dikë nga Kosova, nga Zvicra, nga ShBA.
Nuk do të harroj kurrë kur ministri i Brendshëm, Otto Schilly, një figurë emblematike e politikës, një burrë fisnik e me kontribute të mëdha për Shqipërinë dhe Kosovën do të më befasonte: “Remzi Ejupi – miku yt, apo jo? – po punon shumë për Kosovën. Ne e dimë, ashtu si e dimë, që ai nuk po shkel asnjë ligj gjerman. Ai po punon për popullin e tij”.
Sot është e lehtë të flasësh për ato vite e ato ditë të vështira. Është e lehtë të përshkruash sakrificat e pashoqe të shumë e shumë shqiptarëve të Kosovës për lirinë e atdheut. 24-25 vite më parë ishte krejt jo vetëm e vështirë, por, pse jo edhe e rrezikshme. Remzi Ejupi ishte një nga ata që nuk mori parasysh asnjë sakrificë.
Blerina, e shoqja, një grua fisnike, e zgjuar dhe patriote e ka mbështetur pa bujë Remziun, bashkëshortin e saj në “aksionet” e pafundme të tij për lirinë e Kosovës. Dhe ajo gjithashtu meriton një respekt të veçantë e mirënjohje të madhe. E fillova këtë shkrim me mendimin se Remzi Ejupi e meriton plotësisht titullin e lartë që i akordoi Presidenti Meta.
Për më shumë, ai meriton po kaq plotësisht që të quhet një hero, pa fjalë e pa bujë! E njoha më shumë se kushdo në ato vite të vështira, ndaj jam më se i bindur për këtë që po them.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/koreografia-780x439.jpg)
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-13-780x439.png)
Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re