Në Tiranë, Instituti Shqiptar i Shkencave i kërkoi sot qeverisë që të tërheqë projekt-ligjin për amnistinë fiskale dhe penale, sepse, sipas studimeve të tij, vendi nuk është gati për një amnisti të dyfishtë të këtij lloji.
Ekspertët e ekonomisë pohojnë se projekt-ligji për amnistinë nuk ndalon qartë pastrimin e parave nga bota kriminale, si dhe u jep mundësinë shtetasve të huaj, që ta shndërrojnë Shqipërinë në një parajsë fiskale për çdo para të dyshimtë, që buron nga korrupsioni, krimet dhe trafiqet.
Shqipëria nuk është gati për një amnisti fiskale dhe penale të përmasave që ka përgatitur qeveria me projekt-ligin e fundit.
Ky është përfundimi i dy studimeve, që ka hartuar Instituti Shqiptar i Shkencave, themelues i Qendrës Open Data Albania.
Gjatë një takimi me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë në mjediset Europe House të Bashkimit Europian, mbi pastrimin e parave në kontekstin e Amnistisë Fiskale dhe Penale, Instituti shpalosi përfundimet e studimeve.
Sipas tij, Shqipëria nuk është gati për këtë hap, për shkak të rezultateve të pamjaftueshme në reformimin e institucioneve, në luftën kundër korrupsionit, dhe në goditjen e informalitetit.
Drejtuesja e Institutit Shqiptar të Shkencave, Aranita Brahaj, thotë se “projekt-ligji në asnjë nen të tij nuk shprehet qartë nëse pengon apo jo autorë të veprave të rënda penale të pastrojnë paratë e veprimtarive kriminale”.
Ajo theksoi se “projekt-ligji ka hapësirë për paranë e korrupsionit, sepse lejon hapësirë për subjekte që kanë bërë fitime nga korrupsioni përpara një date të caktuar dhe vijnë për t’i pastruar”.
Autorët pohojnë se të dy studimet, legjislative dhe financiare, rrëzojnë çdo justifikim të shumicës socialiste, se aministia nuk do të përdoret per pastrim produkt kriminal.
Nga kjo amnisti fiskale, pohojnë ata, shumica socialiste u jep mundësinë edhe shtetasve të huaj, që të sjellin në Shqipëri pa ndonjë burim origjine.
Ekspertë të tjerë pohojnë se amnistia e projektuar në këtë formë është paradoksale, sepse në të gjithë vendet e BE-së evazioni fiskal përbën një krim të dënueshëm kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët. “Po ashtu transferimi i parave jashtë kanaleve bankare është veprim i ndëshkueshëm në çdo shtet normal të konsoliduar. por qeveria po nxiton të mbyllë disa llogari me klientelën që i detyrohet”, – thotë Zef Preçi, drejtues i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.
Ai shton se Shqipëria ka ekonomi formale, informale dhe kriminale, por me këtë amnisti ka ndodhur projektimi i një parasje fiskale, gjë që do të sjellë falimentimin e sistemit fiskal të vendit. Ndonëse në nismën e kësaj amnistie është thënë se ajo do të jetë si një lehtësi për mundësinë e hyrjes së kapitaleve informale të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, kjo po përzjehet me veprime të tjera të dyshimta.
Ekspertët e Institutit të Shkencave, qeveria duhet ta rishikojë edhe një herë projekt-ligjin, bazuar edhe në rekomandimet e organizmave ndërkombëtarë dhe Delegacionit të BE-së.
“Ky projekt-ligj nuk duhet të miratohet në formën që është paraqitur, Shqipëria shtë në një proces vlerësimi nga BE dhe nuk do të shmangë monitorimin nëse e bën amnistinë pak kohë para hapjes së negociatave me BE-në” – thotë zonja Brahaj.
Një tjetër paqartësi e madhe, sipas saj, është edhe mënyra se si do të zbatohet kjo amnisti, cilat janë mekanizmat bankare, mënyrat se si këto para do të vijnë nga shtete anëtare të BE-së apo vende të tjera dhe këtu ka sërish elemente me risk të lartë.
Situata fiskale dhe penale e vendit para amnistisë, vlerësojnë studiuesit, është problematike sa i takon korrupsionit, krimit të organizuar dhe nuk është zgjedhur çasti i duhur për një amnisti fiskale dhe penale, me kaq shumë mungesa dhe paqartësi./VoA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze