LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG GT Coupe 2023 teston motorin V8 në Alpet zvicerane

Mercedes-AMG GT Coupe 2023 teston motorin V8 në Alpet zvicerane

Një Mercedes-AMG GT Coupe i vitit 2023 i kamufluar u pa duke u testuar në alpe teksa përgatitet për debutimin e produktit final.

Gjenerata e dytë e këtij modeli ka një zbrazëtirë të madhe për të mbushur pas suksesit të madh që gjenerata e parë e pati, pasi ishte ajo që e vendosi këtë model në hartën e veturave sportive.

Me një platformë të re dhe sisteme të përmirësuara të fuqisë, është emocionuese që të presësh dhe të shohësh se çfarë ka fshehur Mercedes-AMG GT Coupe 2023 nën pamjen e jashtme të kamufluar, transmeton Telegrafi.


Motor1 shkruan se presin që së shpejti ta shohin drejtpërdrejtë produktin final të Mercedes-AMG GT Coupe 2023, kur kompania Mercedes-AMG ta finalizojë veturën e saj sportive më të fundit. Ata thonë se këtë veturë presin që ta shohin jo më larg se dimri i vitit 2022.

Mercedes-AMG GT Coupe 2023 i ri pritet t’u ofrojë klientëve një veturë sportive me një çati fikse për të plotësuar një SL Roadster të hapur, i cili është më shumë është ndërtuar për rahati se sa për performancës.

Mercedes-AMG GT Coupe 2023 i ri i kapur në këtë video “spiune” tingëllon sikur është fuqizuar nga një motor V8 me 4.0 litërsh me dy turbo.

Nga ueb-faqja Motor1 shkruajnë se ata gjithashtu presin një linjë të mundshme pasuse të Mercedes-AMG GT43 dhe një model hibrid të nivelit të lartë që do të ndjekë GT 63 SE Performance Coupe me 4 dyer. Në GT 63 SE Performance 4, ky sistem hibrid është i pajisur 831 kuaj fuqi dhe 1,400 Njuton-metra fuqi rrotulluese. /Telegrafi/