E filluan me ‘do ta bëjmë vetëm një’, por nuk ndaluan me kaq: Nënë e bijë që shndërrojnë autobusët e vjetër të shkollave ‘në shtëpi të bukura të SHBA-së’
Megan dhe Lisa Donahue janë nënë e bijë që drejtojnë biznesin ‘Live Simply Buses’, një biznes interesant ku ato shndërrojnë autobusët e vjetër të shkollave në shtëpi të bukura dhe të vogla.
Për ato, filloi si mënyrë e thjeshtë për të kaluar pak më shumë kohë së bashku – por shpejt u bë shumë më tepër se kaq, raporton EuroNews, përcjell Telegrafi.
“Ne menduam, ‘do ta bëjmë vetëm një dhe kaq’”, thotë mamaja, Lisa.
“Pastaj e pamë që u shit shumë shpejt dhe thamë, ‘epo, ndoshta po e provojmë edhe një tjetër’. Dhe tani kemi rregulluar 12 sosh’”.
Pse ky lloj biznesi?
Familja Donahue ishte një familje normale me katër anëtarë që jetonin në Karolinën e Veriut.
Por në vitin 2015, ata pësuan një tragjedi të tmerrshme. Fëmija i tyre më i vogël, Michael, u vra në një aksident trafiku, vetëm 15 vjeç.
“Michael e donte natyrën, ai ishte jashtë në shumicën e rasteve”, thotë nëna e tij Lisa për EuroNews Travel.
“Nëse do të mund të jetonte në një autobus, do të ishte situata e tij e përkryer”, shton motra e tij, Megan.
Të gjithë e kalojnë pikëllimin në mënyra të ndryshme. Megani donte të gjente një projekt që t’i jepte vetes një fokus, por edhe për të nderuar kujtimin e Michael.
Duke kujtuar moton e tij të preferuar: “Janë gjërat e thjeshta në jetë që e bëjnë me vlerë për ta jetuar”, Meganit i lindi ideja për ta krijuar një “skoolie”. Një autobus i vjetër shkollor amerikan i shndërruar në një shtëpi të vogël me rrota.
“Një autobus nga ne”
Autobusi i parë i tyre u quajt Gus. Që atëherë, çdo autobus që ato kanë transformuar iu është dhënë një emër me mbaresën “us”.
“It’s a bus by us”, (Është një autobus nga ne) shpjegon Lisa.
Emra të tjerë përveç Gus, përfshinin, Agnus, Brutus, Julius, Marcus, Phillus, Willus, Spartacus, Tobius… lista vazhdon.
Gus ishte një autobus i thjeshtë i bardhë me vetëm një krevat, divan dhe tavolinë brenda. Lisa thotë se nuk ishte diçka i veçantë, por për ato në atë kohë, ishte për të parë njëfarë progresi.
Ato e kanë përshkruar atë si terapi në oborrin e shtëpisë së tyre.
Tani me çdo autobus të ri, ka një temë unike dhe një planifikim të gjerë për të optimizuar hapësirën dhe funksionalitetin.
“Dallimi mes dekorimit të një autobusi dhe shtëpie do të ishte se gjithçka duhet të ketë më shumë se një qëllim”, shpjegon Megan.
Autobusi mesatar ka 7 metër katrorë hapësirë banimi, derisa shtëpia mesatare ka disa qindra. Sikurse Megan ashtu edhe lisa pajtohen shtëpia është shumë më e lehtë të dekorohet.
Procesi i dizajnit të brendshëm për dyshen fillon me zgjedhjen e një jastëku.
Ato e pranojnë se ndonjëherë, ndryshojnë jastëkun specifik në gjysmë të procesit, por ajo është zakonisht se si fillojnë të krijojnë paletën e tyre të ngjyrave dhe temën.
Pasi të jenë gati, të gjithë autobusët vijnë plotësisht të pajisur me shtrat, peshqirë, enë – gati për të nisur rrugën për një aventurë.
Dhe ndërsa numri i shtëpive të vogla është rritur, po ashtu është rritur edhe komuniteti.
Kush jeton në shtëpitë e vogla pasi të kenë mbaruar?
Kur u pyetën pse vazhduan të transformojnë autobus pas autobusi, Megan shpjegon se e bëjnë për shkak të njerëzve.
Ato kanë ndërtuar një ekip sikurse familje, ekip që ndihmon në shndërrimin e autobusëve të tyre.
“Çdo ditë zgjohem dhe them: ‘O Zot, kemi një ditë kaq të mrekullueshme përpara nesh. Kemi shumë për të pritur. Kemi shumë për të punuar”, thotë Megan për Euronews Travel.
Pra, kush të jeton në shtëpitë e vogla? Për çdo autobus, Donahues sigurohen që të gjejnë familjen e përsosur për ta marrë atë në një aventurë.
“Arsyeja jonë kryesore pse po e bëjmë këtë, gjithashtu, është që ne duam që familjet të dinë se sa e rëndësishme është që ata të kalojnë kohë së bashku – sepse nuk e dini nëse keni të nesërme”, thotë Lisa Donahue.
“Sigurisht, është një biznes, por në fund të ditës, ne mendojmë se autobusët tanë po përfaqësojnë Michael-in”, shpjegon Lisa.
Ato vazhdimisht marrin njoftim nga klientët e tyre në rrugë në aventura.
Siç përshkruhet në shkrimin e Euronews, transmeton Telegrafi, ju mund ta shihni emocionin në sytë e tyre ndërsa flasin për reagimin që marrin nga fëmijët kur arrijnë të shohin për herë të parë autobusin e familjes së tyre ose kur dëgjojnë vendet ku do të udhëtojnë.
“Arsyeja jonë kryesore pse po e bëjmë këtë, gjithashtu, është që ne duam që familjet të dinë se sa e rëndësishme është që ata të kalojnë kohë së bashku – sepse ju nuk e dini nëse vjen e nesërmja”, shton Lisa.
Megjithëse ‘Live Simply Buses’ filloi si një projekt familjar për të përballuar pikëllimin, nuk duket se do të ndalojë së shpejti.
“Këta autobusë janë dhuratë. Nuk mund ta imagjinoj se ku do të isha pa to personalisht”, thotë Megan.
“Jam thjesht shumë e lumtur, prandaj nuk dua të ndaloj me këtë biznes”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDeputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës
Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit
Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit
Nëse do të varej nga Ukraina, lufta do të përfundonte nesër, thotë ndihmësi kryesor i Zelenskyt
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Hungaria në alarm, mbyllen 121 shkolla pas kërcënimeve me bombë - policia jep detajet e para
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar