LAJMI I FUNDIT:

Po vjen një sistem që do të lehtësojë parkimin paralel

Po vjen një sistem që do të lehtësojë parkimin paralel

Teknologjia EasyTurn, e zhvilluar nga ZF, është një dizajn i ri i pezullimit të përparmë që lejon rrotat e përparme të rrotullohen deri në 80 gradë, një përmirësim i madh krahasuar me 35 gradë të zakonshme.

Në një pezullim standard, rafti i drejtimit lidhet drejtpërdrejt me kyçin e drejtimit, por sistemi EasyTurn i ZF ka dy lidhje shtesë midis lidhjes dhe kyçit.

Pra, në vend të një lidhjeje të drejtpërdrejtë dhe të ngurtë midis raftit të drejtimit dhe rrotave, ky sistem krijon një lidhje në formë Z me dy nyje, e cila lejon një kënd drejtimi shumë më të madh.


Megjithatë, kjo teknologji nuk është e përshtatshme për të gjitha makinat. Komponentët e shtuar të drejtimit krijojnë probleme instalimi për shumicën e automjeteve me motor përpara. Megjithatë, duket se funksionon shumë mirë në makinat me motor të pasmë, me rrota të pasme, siç është Porsche 911, për shembull.

Për demonstrimin e ZF, EasyTurn është instaluar në një BMW i3, motori elektrik i të cilit është montuar në pjesën e pasme. Kështu, ka hapësirë të mjaftueshme në pjesën e përparme për të akomoduar komponentë shtesë dhe mundësohet një kënd i madh rrotullimi.

Veturat elektrike ka të ngjarë të përfitojnë më shumë nga kjo teknologji, duke pasur parasysh se edhe automjetet elektrike me të gjitha rrotat kanë më shumë hapësirë përpara sesa makinat SUS me motor të përparmë. /Telegrafi/