LAJMI I FUNDIT:

Astronomët zbulojnë ‘rrahje zemre’ misterioze kozmike, miliarda vite dritë nga Toka

Astronomët zbulojnë ‘rrahje zemre’ misterioze kozmike, miliarda vite dritë nga Toka

Astronomët kanë zbuluar një sinjal të çuditshëm dhe të vazhdueshëm nga një galaktikë e largët.

Dhe sipas Space.com, zbulimi mund të ndihmojë astronomët të përcaktojnë më në fund burimin e shpërthimeve të shpejta të valëve (FRB).

Shumica e FRB-ve, të cilat janë shpërthime të forta të valëve të radios nga galaktikat miliarda vite dritë larg, zgjasin vetëm disa milisekonda dhe janë ngjarje të njëpasnjëshme.


Ky sinjal i ri – FRB 20191221A – zgjat deri në tre sekonda, duke e bërë atë 1000 herë më të gjatë se mesatarja e FRB, dhe gjithashtu ka modelin më të qartë të përsëritur të zbuluar deri më tani.

Siç supozohet, një shpërthim radio i shpejtë (FRB) është një puls radio kalimtar me gjatësi që varion nga një fraksion i një milisekondi në disa milisekonda, i shkaktuar nga një proces astrofizik me energji të lartë, i pa kuptuar ende.

“Ishte e pazakontë”, ka thënë studiuesi Daniele Michilli i Institutit Kavli të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT) për Astrofizikën dhe Kërkimet Hapësinore në një deklaratë.

Zbulohet imazhi i parë nga “James Webb”, teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë
Lexo po ashtu Zbulohet imazhi i parë nga “James Webb”, teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë

“Jo vetëm që ishte shumë i gjatë, zgjati rreth tre sekonda, por kishte maja periodike që ishin jashtëzakonisht të sakta, duke lëshuar çdo fraksion të sekondës  —  bum, bum, bum  —  si një rrahje zemre. Kjo është hera e parë që vetë sinjali është periodik”.

Ekipi që qëndron pas zbulimit të këtij shpërthimi të fortë dhe të përsëritur përfshin studiues nga “Canadian Hydrogen Intensity Mapping Experiment (CHIME)/ FRB Collaboration”.

Në vazhdim, studiuesit do të përpiqen të kapin shpërthime të mëtejshme nga i njëjti burim që mund të ndihmojë për të zbuluar më përfundimisht se çfarë po i shkakton këto FRB.

Për më tepër, ata shpresojnë që FRB 20191221A mund të përdoret si një lloj “ora astrofizike” falë periodicitetit të tij shumë të besueshëm. Meqenëse frekuenca e këtij shpërthimi do të ndryshojë ndërsa burimi largohet nga Toka, ndryshimet mund të përdoren për të matur zgjerimin e universit.

Që kur u zbuluan për herë të parë në vitin 2007, FRB-të kanë qenë një mister për astronomët të cilët kanë qenë në gjendje të gjurmojnë këto shpërthime në galaktikën e tyre të origjinës, por nuk kanë zbuluar burimin e saktë të emetimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori