Sindikata e RTK-së ka njoftuar se Agjencia Antikorrupsion ka marrë vendim që rastin e drejtorit dhe zv.drejtorit të RTK-së, Shkumbin Ahmetgjekaj dhe Arsim Halili ta dërgoj në Prokurorinë Speciale, në njësinë e hetimeve në Antikorrupsion.
“Në vendimin e AKK-së thuhet se rasti është duke u hetuar nga Njësia e Veçantë e Hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë Speciale, dhe i gjithë dokumentacioni i grumbulluar nga Antikorrupsioni i është dorëzuar prokurorisë”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.
Më tej në njoftim thuhet se rasti ka të bëjë me ndërhyrjen në gjykatë të Shkumbin Ahmetxhekaj në janar të këtij viti, me ç’rast ishin krijuar favore, përfshirë ato financiare, për Arsim Halilin, në dëm të buxhetit të RTK-së.
“Siç jeni në dijeni, vetëm disa ditë pasi ishte emëruar në postin e ud.drejtorit gjeneral nga Bordi i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj kishte ndërhyrë në Gjykatën e Apelit dhe kishte tërhequr padinë e RTK-së ndaj Arsim Halilit. Me këtë ndërhyrje ai i kishte shkaktuar RTK-se dëm financiar në vlerë prej 21 mijë euro mjete të cilat do të shkonin në llogarinë e Arsim Halilit. Përveç dëmit financiar, me ndërhyrjen në Gjykatë z.Ahmetxhekaj e kishte pastruar dosjen e Arsim Hallilit e cila ishte pengesë për ta emëruar atë në postin e ud. zv. drejtorit gjeneral. Menjëherë pas eliminimit të kësaj pengese ai e emëron z. Halili ud.zv. drejtor gjeneral”, thuhet më tej në njoftim.
SPRTK thotë se me kohë kishte shprehur dyshimin se ky rast paraqet keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi që dy personat e përfshirë në hetim janë në krye te RTK-së, njeri drejtor gjeneral dhe tjetri ud.zv. drejtor gjeneral.
“Arsim Halili ishte dënuar nga Komisioni disiplinor i RTK-së për fyerje të komunitetit LGBTI. Për rastin e Arsim Halilit kishte lëshuar vendim edhe Keshilli i Mediave te Shkruara (KMShK) në të cilin ndër të tjera thuhet : Në postimin e Arsim Halilit ka gjuhë te papranueshme, madje denigruese ndaj komunitetit LGBTI”, thuhet më tej në njoftimin e sindikatës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë