LAJMI I FUNDIT:

Nëse një skuadër shënon në portën e vetë nga gjuajtja e lirë, çfarë konsiderohet? – përgjigja i ka shokuar tifozët në mbarë botën

Nëse një skuadër shënon në portën e vetë nga gjuajtja e lirë, çfarë konsiderohet? – përgjigja i ka shokuar tifozët në mbarë botën

Shikuesit e kuizit “The Chase” mbetën të shokuar pas një pyetjeje të lidhur me futbollin se çfarë ndodh nëse një skuadër shënon nga një goditje dënimi direkt në portën e vet, solli një përgjigje ‘surprizë’.

Prezantuesi i emisionit Bradley Walsh, i cili luante futboll profesionist për Brentfordin në fund të viteve ‘70-ta, u shfaq i sigurt kur pyetja e mëposhtme u shfaq në ekran.


“Në futboll, nëse nga një goditje dënimi direkt, topi shkon në portën e një skuadre, çfarë i jepet skuadrës kundërshtare?”.


Përpara se përgjigja të zbulohej, Chaser Shaun Wallace dukej pak i hutuar ndërsa pyetja vazhdonte.

Por, Walsh ishte i sigurt, duke thënë: “Nuk duhet (të shikosh futboll për të ditur përgjigjen). Nëse një goditje dënimi direkt është autogol e ekipit të tij, atëherë duhet të jetë gol, sepse është autogol”.

Konkurrentja vendosi të zgjidhte goditja nga këndi si përgjigje – një vendim që e hutoi prezantuesin. “Ju do të ekzekutonit një goditje nga këndi? Pse e keni bërë këtë?”, tha ai. “Duhet të jetë një gol. Një gol është një gol”.

Pak sekonda më vonë, përgjigja u zbulua. Nëse një goditje e lirë e drejtpërdrejtë goditet direkt në portën e skuadrës, një goditje këndi i jepet skuadrës kundërshtare.

Një Walsh me fytyrë të kuqe nuk mund ta besonte se ekzistonte rregulli: “Unë nuk e kuptoj këtë”, tha ai, përpara se konkurrentja të përgjigjej, “Çdo ditë është një ditë për të mësuar!”.

Image credit: FA

Siç mund ta shihni nga faqja e internetit e FA mbi Ligjet e Lojës, rregullorja 13 thotë qartë se nëse një goditje e lirë e drejtpërdrejtë goditet direkt në portën e skuadrës, një goditje këndi i jepet skuadrës kundërshtare.

Ai mund të ketë luajtur për Brentford, Barnet dhe Boreham Ëood gjatë një periudhe të shkurtër trevjeçare në futbollin profesionist, por Bradley Ëalsh ende duhet të përmirësojë njohuritë e tij për rregullat e futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Milani cakton çmimin e shitjes për Theo Hernandez

Milani cakton çmimin e shitjes për Theo Hernandez

Serie A
Trepça kampione e Kosovës, mposht Yllin me dramë në finalen e pestë

Trepça kampione e Kosovës, mposht Yllin me dramë në finalen e pestë

Super Liga
Barcelona ka ndarë mendjen se cilin yll do ta shesë në verë

Barcelona ka ndarë mendjen se cilin yll do ta shesë në verë

La Liga
Familja e Schumacherit fiton çështjen ligjore për intervistën nga mediumi gjerman të gjeneruar me AI

Familja e Schumacherit fiton çështjen ligjore për intervistën nga mediumi gjerman të gjeneruar me AI

Formula 1
Kalo në kategori