Një tërmet ka goditur Kosovën sot në orët e hershme të mëngjesit.
Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka konfirmuar për Telegrafin se tërmeti me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter ka ndodhur rreth orës 02:51.
“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 11/07/2022 në ora 02:51 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 5 km”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se epiqendra e këtij tërmeti ishte në Mitrovicë dhe Istog.
“Epiqendra e këtij tërmeti ishte ( Lokacioni 42.84 N ; 20.61 E), 11 km në Verilindje VL të Istogut, 18 km në Veriperëndim VP të Skenderajt, 22 km në Perëndim – jugperëndim PJP të Mitrovicës dhe 2 km në Veri të fshatit Uqë”, ka thënë Mustafa.
Për tërmetin ka raportuar edhe faqja evropiane EMSC. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Eurodeputeti holandez, Reuten: Kosova e meriton të bëhet anëtare KiE-së
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet
Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër