LAJMI I FUNDIT:

Ndryshk e vrima në karroceri, Ferrari i prodhuar në vitin 1962 që qëndroi në garazh për 40 vite – u shit për 140 mijë euro

Ndryshk e vrima në karroceri, Ferrari i prodhuar në vitin 1962 që qëndroi në garazh për 40 vite – u shit për 140 mijë euro

Një Ferrari i vjetër që po përshkruhet si “foleja e ndryshkut” pa ulëse dhe vrima në karroceri, është shitur për 140 mijë euro.

Bëhet fjalë për modelin 250 GTE i prodhuar në vitin 1962, që dikur ishte blerë nga pronari i parë për 1.000 euro në vitin 1973, e tani është nxjerrë nga një garazh në Wales ku kishte qëndruar për 40 vite, i ekspozuar në rreze të diellit dhe të reshurat e shiut, transmeton Telegrafi.


Punonjësi i shtëpisë së ankandeve Matthew Parking, tha se kjo veturë sportive ishte përdorur nga pronari i parë për 10 vite, dhe më pas kishte qëndruar në garazh pa u ndezur kurrë.

E pavarësisht gjendjes së rëndë, për këtë veturë kishte interesim të madh në shtëpinë e ankandeve Brightwells of Leominster, ku për të u dhanë 140 mijë euro.

Sipas ekspertëve, pronari i ri mund të shpenzojë një shumë të caktuar të parave dhe ta shet për më shumë se 300 mijë euro. /Telegrafi/