Ministrat që kanë udhëhequr me dikasterin e shëndetësisë po shprehen të shqetësuar me ikjen e mjekëve nga vendi.
Ata thonë se ndër arsyet pse profesionistët shëndetësor po e shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit janë pasiguria e mirëqenies ekonomike dhe pagat e ulëta në Kosovë. Kjo ka bërë që shumë mjekë të orientohen drejt vendeve perëndimore për një vend pune më të mirë.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani në një intervistë për Ekonomia Online tha se largimi i mjekëve nga Kosova është ndër problemet më të mëdha që po ballafaqohet shëndetësia.
Ai përmend një varg faktorësh që kanë ndikuar në këtë fenomen, duke e quajtur këtë si “tragjedi” në aspektin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
“Largimi i mjekëve nga Kosova dhe shkuarja në vende të tjera për të punuar dhe lënia e sistemit shëndetësor në vend paraqet një prej problemeve më të mëdha në të cilat është duke u ballafaquar shëndetësia dhe për fat të keq institucionet e vendit janë duke nënçmuar këtë problem dhe nuk janë duke i dhënë rëndësinë e duhur. Arsyeja pse po ndodh është se mjekët e rinj e kanë humbur perspektivë profesionale të tyre”.
“Pasiguria e mirëqenies ekonomike, pagat tejet të ulëta të gjitha kanë bërë që profesionistët shëndetësor ta shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit që paraqet tragjedi në aspektin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për popullatën sepse mungesat që do të vërehen në vend pas disa vjetëve janë të jashtëzakonshme”, tha Agani.
Edhe ish-ministri Armend Zemaj e sheh mjaft shqetësuese largimin e mjekëve nga Kosova, kjo për faktin se nuk ka mbështetje dhe përkrahje as nga Qeveria dhe ministria e Shëndetësisë.
“Nuk po shohim asnjë lëvizje. Të paktën një lëvizje nga kjo qeveri në ruajtjen e trurit ose në mbajtjen e profesionistëve shëndetësor në Kosovë. Dhe kjo është shqetësuese mungesa e ligjit të pagave, e përkrahjes financiare dhe e atyre të cilët meritojnë përkrahje. Dhe kjo është gjendja që është duke u zhvilluar sidomos shqetësimi është për ikjen e mjekëve në vazhdimësi ose largimi nga institucionet publike drejt institucioneve private shëndetësore”, tha Zemaj.
Ai ka shtuar se Qeveria konkretisht Ministria e Shëndetësisë është në gjumë të thellë dhe pasive.Sipas Zemajt, gjendja ne spitale është mjaft shqetësuese sepse ka mungesë nga lista e barnave esenciale. Tutje, ai tha se listat e pritjes tashmë kanë kaluar çdo limit duke e quar shëndetësinë drejt kolapsit.
“Kapacitet e mjaftueshme i ka të trashëguara nga puna e mirë që është bërë gjatë pandemisë. Por tash duhet përgjegjësi, duhet aftësi për t’iu dalë zot problemeve që kanë qytetarët sidomos në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Por këtë nuk po e shohim as nga qeveria më së paku nga ministri dhe Ministria e Shëndetësisë”.
“… gjendja është ajo që paraqitet shumë reale ankesat e përditshme, mungesat e përditshme qoftë nga lista e barnave esenciale, që është listë e stërzgjatur e ofrimeve shëndetësore. Listat e pritjes tashmë kanë kaluar në ekstrem në pritje dhe problemet që shfaqen dhe që i keni parë qoftë në klinikën e onkologjisë dhe në klinika të tjera që tashmë kanë kaluar në nivel të kolapsit në shëndetësi”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025