LAJMI I FUNDIT:

Kurban Bajrami, kreu i KMSH: Shtrijani dorën njëri-tjetrit, rrezatoni shpresë e gëzim te fëmijët

Kurban Bajrami, kreu i KMSH: Shtrijani dorën njëri-tjetrit, rrezatoni shpresë e gëzim te fëmijët

Besimtarët myslimanë festojnë mëngjesin e 9 korrikut festën e Kurban Bajramit. Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, iu lutet qytetarëve t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit dhe të rrezatojnë mirësi.

“Të dashur qytetarë, nesër, në Shqipëri dhe mbarë botën, është festa e Kurban Bajramit. Në këtë ditë ne përkujtojmë sakrificën e Ibrahimit (a.s), durimin e pa shembullt të Ismailit (a.s.), atë kohë vetëm një fëmijë, dhe dhembshurinë e nënës së tij heroike, Haxhires”, ka thënë Spahiu.

“Kurbani na dëshmon se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, janë punët më të pëlqyeshme te Zoti. Kush ka mundësi le të presë Kurban vetëm për Hir të Zotit, e kush nuk ka inshallah i mundësohet sa më shpejt”, ka shtuar Spahiu.


“Silluni mirë me njëri-tjetrin. Shtrini dorën e vëllazërimit ndërmjet jush. Duajeni njëri-tjetrin për hir të Zotit. Jini mbështetje për të varfrit. Bëhuni inkurajues për të sëmurët, dhe rrezatoni shpresë e gëzim te fëmijët. Ju dëshiroj paqe, begati e mirësi në familjet tuaja! Gëzuar Kurban Bajramin!”, është mesazhi i kreut të KMSH-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori