LAJMI I FUNDIT:

Chelsea publikon fanellat e reja për sezonin 2022/23

Chelsea publikon fanellat e reja për sezonin 2022/23

Klubi anglez, Chelsea ka publikuar fanellat e reja të cilat do t’i mbajë veshur si vendas në edicionin 2022/23.

Para nisjes së sezonit, klubet përveç përforcimeve merren edhe me prezantimin e fanellave për sezonin e ardhshëm.


Një gjë të tillë e ka bërë edhe klubi nga Stamford Bridge, Chelsea, i cili ka publikuar tashmë fanellat e reja.

Blutë e Londrës kanë publikuar fanellën që do ta mbajë veshur në ndeshjet si vendas, ndërsa janë të prodhuara nga kompania Nike.

Ngjyra e kaltër vazhdon të mbetet dominuese, ndërsa fanella vjen si kujtim për ish-menaxherin legjendar Ted Drake.

“Fanella jonë e shtëpisë për sezonin 2022/23. Një kujtim për ish-menaxherin Ted Drake, njeriun që prezantoi ‘luanin e shfrenuar’ i cili shfaqet në jakën e fanellës”, thuhet në njoftim e Bluve.

Fanella del në shitje në mbarë botën të mërkurën më 13 korrik, por mbështetësit mund ta blejnë tashmë, pasi është i disponueshëm për akses të hershëm në dyqanin zyrtar online të Chelseat dhe në Megastore në Stamford Bridge. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori