LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Qeverisë për ujin po zbatohet në sektorin e gastronomisë

Vendimi i Qeverisë për ujin po zbatohet në sektorin e gastronomisë

Qeveria e Kosovës mori vendim që lokalet e gastronomisë që furnizohen me ujë nga ujësjellësi publik të shërbejnë ujë nga çezma. Gjithashtu, objektet e gastronomisë duhet të pajisen me certifikatë të cilësisë së ujit nga Institutit i Shëndetësisë Publike dhe ta ekspozojnë atë në lokale.

Se si është pritur ky vendim dhe se a po zbatohet në gastronomi.

Ridvan Ademi, pronar i një prej lokaleve në vend, thotë për RTK se në vazhdimësi qytetarëve u është shërbyer ujë të pijes.


Edhe Arian Vranica nga Shoqata e gastronomëve tha se në lokale nuk ka munguar asnjëherë uji për klientët, transmeton RTK.

Nga ujësjellësit “Prishtina”, në përgjigje më shkrim për RTK-në kanë bërë të ditur se shumë gastronomë janë të rregullt në pagesa të shërbimeve të ujit, por ka edhe biznese të vogla dhe të mesme, borxhi i të cilave është mbi 7 milionë euro.

Qeveria e Kosovës mori vendim që lokalet e gastronomisë që furnizohen me ujë nga ujësjellësi publik të shërbejnë ujë. Ky vendim nxiti reagime të ndryshme.

Me këtë rast nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, u tha se më këtë vendim Qeveria ka cenuar pavarësinë e gastronomeve dhe të pjesës tjetër të sektorit të hotelerisë e turizmit, duke shkelur parimet e ekonomisë së lirë të tregut por edhe duke mos e respektuar lirinë dhe integritetin personal të gastronomëve, hotelierëve dhe pronës së tyre.