LAJMI I FUNDIT:

Përdoruesit e Gmail dhe Hotmail mashtrohen përmes e-mail të rrejshëm dhe të rrezikshëm

Përdoruesit e Gmail dhe Hotmail mashtrohen përmes e-mail të rrejshëm dhe të rrezikshëm

Përdoruesit e Gmail dhe Hotmail duhet që të kenë kujdes nga një mesazh i rrejshëm që pretendohet se dërgohet nga ekipi i Facebook Support.

Emaili mashtrues, i cili u vu në dukje nga ekspertë të sigurisë kibernetike tek Trustwave, pretendon se llogaria e përdoruesit të Facebook është në rrezik të mbylljes pasi që u gjetën shkelke të standardeve të komunitetit.

Përdoruesit të Facebook i kërkohet që të klikojë në një link ku thuhet se mund të bisedojë me ekipin e Facebook Support në Messenger, por që nëse e klikon atë link të gjitha të dhënat e përdoruesit vidhen, përcjell Telegrafi.


Raporti i The Trustwave thotë se njëri nga mesazhet e rreme që ata zbuluan ka titullin “mesazh i ri nga Facebook”.

fake email

Në email shkruhej: “Faqja e juaj është planifikuar që të fshihet për shkak të shkeljes së standardeve të komunitetit. Nëse ne nuk marrim mesazh nga ju në 48 orët e ardhshme, faqja në pyetje do të fshihet automatikisht. Mund ta apeloni këtë vendim duke vizituar kutinë tuaj të mesazheve”.

Në email-in e dërguar shfaqet një buton ku shkruhet Apelo Tani, në të cilin përdoruesit e Hotmail, Gmail dhe Outlook mund të klikojnë.

Megjithatë, sapo që ai buton të klikohet, përdoruesit drejtohen tek një faqe e rreme apeli në Facebook dhe një bisedë false në Messenger, e cila udhëhiqet nga Google Firebase. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Google reagon

Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome

Teknologji
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Teknologji
Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II

Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II

Teknologji
A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?

A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?

Teknologji
Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Teknologji
Kalo në kategori