Nga: Leonard Cohen (kënga “Hallelujah”, versioni origjinal i vitit 1984, nga albumi “Various Positions “)
Përktheu: Agron Shala
Tash dëgjova se ishte një akord i fshehtë
Kur e luajti Davidi Zotin e gazmoi
Por ty s’të ha palla për muzikë, apo jo?
Kështu shkon kjo, e katërta, e pesta
Moli çohet, Duri bie*
Mbreti i hutuar kompozon “Alelujën”
Aleluja, aleluja
Aleluja, aleluja
Besimi yt ishte i fortë, por të duhej dëshmi
E ke parë duke u larë në çati**
Bukuria e saj në rreze hëne të rrëzoi përtokë
Ajo të lidhi për karrige kuzhine
Ta theu fronin dhe flokët t’i shkurtoi
Dhe nga buzët ta nxori alelujën
Aleluja, aleluja
Aleluja, aleluja
Thua se e mora në gojë emrin kot***
E unë madje as emrin s’e di
Por nëse e bëra, vërtet, çfarë do të thotë kjo për ty?
Ka flakërimë drite nëpër çdo fjalë
Nuk ka rëndësi se cilën e ke dëgjuar
Alelujën e shenjtë apo të çakorduar
Aleluja, Aleluja
Aleluja, Aleluja
Bëra më të mirën, nuk ishte kushedi çka
Nuk mund të ndjeja, ndaj provova të prek
Të vërtetën e thashë, nuk erdha me të mashtrue
Përkundër që gjithçka shkoi mbrapsht
Zotit të këngës para do t’i rri
Me asgjë tjetër në gjuhë pos alelujës
Aleluja, aleluja
Aleluja, aleluja
__________
* Mol dhe Dur, trajta të akordeve
** Bath-Sheba, grua e bukur, bija e Eliamit, bashkëshortja e hiteut Uriah që më vonë do të bëhet gruaja e Davidit.
*** Referencë nga Bibla: “Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Fjalë të urta orientale: Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij
Kujtime egotiste
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
ANNABEL LI
Mbi macet dhe vajzat ...
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur