Gjatë ditëve të vikendit ka filluar nënshkrimi i peticionit nga qytetarët për tërheqjen e 30 për qind të Trustit në qytete të Ndryshme.
Sot organizatorët qëndruan në sheshin e Prishtinës, ku thanë se deri më tani janë mbledhur qindra nënshkrime dhe se presin shumë shpejtë që ky numër të arrijë në 10 mijë për t’u dërguar pastaj në Kuvendin e Kosovës.
Në sheshin “Nënë Terezë”, në Prishtinë, shihet një fluks i madh i qytetarëve për të nënshkruar peticionin. Sipas tyre, mjetet duhet të tërhiqen pasi kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për ta.
Adnan Jashari, organizatori i peticionit për tërheqjen e 30 për qind të Trustit, ka deklaruar për KosovaPress, se interesimi i qytetarëve që të nënshkruajnë peticionin është jashtëzakonisht i madh. Ndërsa ka thënë se ky peticion do të zgjasë dy javë, dhe pasi të ketë arritur numri i mjaftueshëm i nënshkrimeve do t’i dërgojnë në Kuvend.
“Interesimi i qytetarëve është jashtëzakonisht i madh për shkak se javën e kaluar deputetet e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan projektligjin që e lejon 30 për qind të Trustit. Qytetarët janë të revoltuar dhe të zhgënjyer. Për këtë arsye ata në grupin e pro tërheqjes së 30 për qind e trustit në Facebook dhe jashtë grupit e kanë shprehur interesimin e tyre për të nënshkruar peticionin që mundëson riprocedimin në Kuvend përsëri të projektligjit. Qytetarët janë mbledhur sot edhe në Fushë Kosovë për t’i bërë nënshkrimet e tyre, gjithashtu në Prishtinë dhe Han të Elezit. Po ashtu, qytetarët në bazat e tyre personale, përmes kolegëve të punës dhe miqve po nënshkruajnë, pastaj i sjellin te ne në Ferizaj, Gjilan dhe në shumë qytete të tjera. Edhe punëtorët e Feronikelit dhe të KEK-ut, kanë shprehur vullnetin e tyre që të nënshkruajnë, dhe besojmë që shumë shpejtë ky numër do të arrihet në 10 mijë sa është i paraparë që të shkojë në Kuvend”, tha ai.
Qytetari Sejdi Ahmeti është pro tërheqjes së 30 për qind të Trustit. Ai ka thënë për KosovaPress, se populli është në krizë dhe duhet të miratohet ky ligj.
“Jam pro tërheqjes së Trustit për shkak se unë prej 2006-ës nuk jam t’u punuar më, dhe parat e Trustit i kam aty. Çdoherë që na vinë të shkretat, lajmërohen gjithmonë veç po shkon t’u ra. Këta me siguri po luajnë, më herët kanë qenë bastoret këtu, tash me para tona po i dërgojnë diku jashtë dhe humbje…9:40 Më mirë është me ia dhënë popullit, kush donë me i marrë, unë i kisha marrë të mijat, kush s’donë me marrë mundet mos me i marrë. Mirë është me ia dhënë dhe me përfunduar kjo punë, sepse janë populli në krizë… Edhe unë po e nënshkruaj”, tha ai.
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, nënshkroi peticionin për tërheqjen e Trustit. Ajo deklaroi për KosovaPress, se vendi po ballafaqohet me një krizë ekonomike, gjersa akuzojë Qeverinë në pushtet se nuk po i ndihmon qytetarët e Kosovës për zbutjen e kësaj krize.
“Mendoj që është një qëndrim anti-interesav të qytetarëve të Kosovës, qëndrimi i qeverisë që nuk e miratoj tërheqjen e mjeteve të Trustit pensional në një situatë kur vendi është në një krizë të thellë edhe ekonomike, përveç krizave të tjera, për faktin se kjo krizë është më e madhe se ajo e pandemisë, me këtë rritje enorme të çmimeve dhe po thuajse me asnjë masë qeveritare për zbutjen e kësaj krize, ndoshta do të shihte një lehtësim për qytetarët tërheqja e mjeteve të Trustit. Arsyetimet e Qeverisë janë totalisht të pabaza dhe lirisht mund të them që është një qeveri në një farë mënyre po funksionon jashtë realitetit, jashtë këtij realiteti që po jetojnë populli dhe qytetarët e Kosovës. Kjo Qeveri, është e fundit që mund të akuzojë dikë për popullzim, sepse nëse ka dikush që është ngritur përmes popullzimit është pikërisht kjo Qeveri me kryeministrin në krye, dhe është një gabim shumë i madh. Qytetarëve duhet t’iu mundësohet të lehtësohet sado pak jeta e tyre në këtë kohë të krizës të thellë, në të cilën gjendet vendi”, ka thënë Termkolli.
Mustaf Rizahu, i cili nënshkroi pro tërheqjes së Trustit, ka thënë se për shkak të krizës së madh, kursimet pensionale janë të arsyeshme. Rizahu shtoi se nëse Qeveria përsëri nuk e voton tërheqjen, qytetarët duhet të dalin në protestë.
“Krejt qytetarët e dinë që është krizë e madhe dhe kur ka nevojë duhet t’i lypim, Trusti është djersë e tij, e ka të drejtën ta lypim, pasi as Qeveria nuk po na ndihmon aq. Kështu pak diçka me marrë të stabilizohen disa punë. pa marrë parasysh që nuk po pranon Qeveria, Qeveria i shikon interesat e veta, populli i shikon të vetat, që nuk e pranojnë përsëri, duhet ndonjë protestë”, ka thënë Rizahu.
Ndërsa, profesori Riza Hamza, është shprehur se posa një person të dalë në pension, duhet t’i takojë të marrë të gjithë kursimet pensionale.
“Jam kundër të gjitha institucioneve që janë kundër shumës të cilën pensionistet kanë drejtë ta marrin, për arsye së të gjithë artikujt ushqimorë, të veshmbathjes, janë ngritur, prandaj secilit i takon të marrë shumën e tij, tek e fundit kjo shumë që është kursyer me ndjerës nga gjithë personat e arsimit dhe nga të gjitha institucionet e ndryshme iu takojnë. Madje unë kisha thënë që posa një person të dalë në pension i takon kjo shumë, madje ta marrë tërë këtë shumë”, u shpreh ai.
Hysni Elshani tha se është e drejtë e secilit qytetarë që t’i tërheqë mjetet pensionale, ndërsa akuzon se arsyetimi i Qeverisë është i pajustifikueshëm, pasi që ky nuk është peticion politik.
“Jam pro tërheqjes së Trustit pasi konsiderojë që është e drejtë e secilit qytetarë që të tërheq mjetet të cilat janë akumuluar dhe të shfrytëzojë për nevojat e tyre. Sidomos personat që janë tash në fazën para pensionimit. Është i pajustifikueshme edhe arsyetimi i Qeverisë që behet kinse ky është një lloj pensionali dhe kontribute kjo është e kundërta dhe nuk është i drejtë. Mjete janë të atyre të punësuarve dhe të cilat kanë kontribuar gjatë kësaj periudhe dhe kanë të drejtën e tërheqjes. Nëse përsëri kthehet dhe dështon peticioni unë mendojë që ata deputetë nuk e meritojë besimin e qyet tareve se ky nuk është peticion politik që është inicu, nga një subjekt i caktuar por është iniciuar për interesin e gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësitë partiake. Është e drejtë ë e secilit qytetarë që ti tërheq, ata të cilët nuk dëshirojnë të tërheq mjetet e veta mund të mos ti tërheq askush askënd nuk e obligon. Të behët një listë e atyre që e kanë nënshkruar peticionin dhe për ta të aprovohet”, tha ai.
Edhe Fehmi Kuleta është pro tërheqjes së Trustit.
“Janë arsyet se po më duhen tash dhe më të nevojshme i kam tash me marrë 500 euro apo një mijë euro se sa me marrë pas dhjetë viteve apo pesë viteve tre mijë apo katër mijë euro, kemi nevojë për to”, tha ai
Po ashtu, Hysen Neziri është pro tërheqjes së 30 për qind të Trustit. Ai thotë së Qeveria duhet të veprojnë në vullnet të qytetarëve dhe jo kundër.
“Mendoj të gjithë punëtoret e sektorit publik, 80 për qind së paku marrin kredi të ndryshme dhe ne i dimë kamatat sa janë. Pse me marrë kredi me kamatë, kur është mundësia me i marrë dhe me përfunduar disa nevoja apo punë që na duhen. Kështu duhet edhe të logjikojnë dhe të arsyetojnë edhe deputetët kur e qojnë gishtin dhe kjo iniciativa për peticion po më pëlqen. Mendoj që nëse nënshkruajnë qytetarët, Qeveria por edhe deputetët duhet të reflektojnë dhe ta përfillin vullnetin e qytetarëve, sepse qytetarët i kanë dërguar edhe në Qeveri, edhe në Parlament. Nuk është në rregull me dalë jashtë dëshirave, vullnetit të qytetarëve”, tha ai.
Kujtojmë që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk votuar për projektligjin për tërheqjen e 30 % të mjeteve nga Trusti. Për këtë projektligj kanë votuar gjithsej 102 deputetë, prej tyre 44 pro, 57 kundër dhe 1 abstenim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025