LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet nga turneu Roobet Cup CS:GO dhe ndeshjet e radhës

Rezultatet nga turneu Roobet Cup CS:GO dhe ndeshjet e radhës

Edhe sot pati ndeshje interesante dhe befasi në turneun e CS:GO Roobet Cup, 9z edhe njëherë mposhti ekipin FURIA për ta eliminuar nga turneu, ndërsa FaZe mposhti ekipin OG.

Tashmë janë mësuar emrat e ekipeve të cilat do të ndeshen në çerekfinale të turneut RoobetCup, sot (e diel), ekipi FURIA u mposht 9z me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, gjithashtu ekipi Eternal Fire mposhti ekipin MOUZ me rezultat 2-1 me mapa.


Me rezultat të njëjtë fituan edhe ekipi FaZe dhe Astralis, ku ekipi FaZe e mposhti OG, ndërsa Astralis fitoi ndeshjen ndaj ekipit amerikan Complexity.

Ndeshje edhe më emocionuese na presin ditëve në vazhdim, nesër (e hënë) do të takohen ekipi BIG ndaj Eternal Fire, ndërsa Cloud9 do të përballet me ekipin 9z, të dy ndeshjet do të zhvillohen në formatin ‘Bo3’.

Ndërsa dy ndeshjet tjera do të zhvillohen ditën e martë, gjithashtu në formatin ‘Bo3’.

Orari i ndeshjeve për ditën e hënë:

15:00 BIG – Eternal Fire
19:00 Cloud9 – 9z

/Telegrafi/