U prodhuan vetëm 50 njësi, shiten për 17 minuta e 28 sekonda – Citroen My Ami Buggy që ka vetëm 8 kuaj-fuqi
Kompania Citroen për një kohë të shkurtër, ka shitur të gjitha 50 njësitë e veturës My Ami Buggy.
Citroen filloi prodhimin e veturës gjatë javës së kaluar, e të gjitha njësitë e planifikuara u shitën shpejtë, më saktësisht për 17 minuta e 28 sekonda, transmeton Telegrafi.
My Ami Buggy është dedikuar enkas për tregun francez, e shpërndarja e veturave do të bëhet në gusht.
Kjo veturë nuk ka dyer, por një lloj rrethoje që parandalon pasagjerin të bie nga mjeti motorik.
Këtë veturë e vë në lëvizje motori që prodhon 8 kuaj-fuqi, e aty është edhe bateria prej 5.5 kWh.
Shpejtësia maksimale e veturës është 48 kilometra në orë, kurse me vetëm një mbushje të baterisë përshkon 76 kilometra.
Citroen My Ami Buggy filloi “jetën” si koncept në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStandardi evropian: A e dini se për çfarë shërbejnë mbulesat e vogla në pjesën e përparme dhe të pasme të automjetit?
Apple ka një kurë interesante për pasagjerët që përdorin telefonat gjatë vozitjes
Vetura e re e BMW duket e mrekullueshme
Shumë nuk dinë për këtë funksion sekret në dyert e veturave- ai mund të shpëtojë jetë njerëzish
Volvo Trucks po zhvillon një motor të madh hidrogjeni me djegie të brendshme!
Çfarë ndodh nëse gaboni në ndërrimin e shpejtësisë?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona