LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga momenti i prangosjes së grabitësve në Tiranë

Pamje nga momenti i prangosjes së grabitësve në Tiranë
Foto: Ilustrim

Janë publikuar pamjet nga momenti kur disa agjentë civilë të policisë vunë në pranga 3 nga 4 personat e akuzuar për vjedhje në bashkëpunim në kuadër të operacioni “Kompleksi”. Operacioni u zhvillua në zonën e Astirit, në Tiranë.

Siç duket në këtë video amatore, grabitësit janë nxjerrë nga makina e tyre, janë shtrirë në tokë dhe po prangosen nga punonjësit e Policisë.


Njëkohësisht me prangosjen, efektivet sigurojnë edhe makinën që vihet në lëvizje.

Grabitësi i katërt u arrestua në një zonë tjetër, ndërsa një person që i ka ndihmuar, banues në Kavajë, është shpallur në kërkim.

Operacioni u finalizua nga Komisariati nr. 6 dhe Policia tha zyrtarisht se janë dokumentuar disa grabitje në një kompleks pallatesh, në zonën e Unazës së Re.

Leonard Zuna, Mirjon Muslia, Elsaed Maqinaj dhe  Izmir Xhauri dyshohet se kanë vjedhur sende të ndryshme në banesën e një shtetasi, si dhe një automjet tip “BMW” të po të njëjtit person, që më pas e kanë shitur.

Gjithashtu, më datë 22 Qershor po në të njëjtën zonë dyshohet se kanë vjedhur sende personale në një automjet.

Për të parë videon nga momenti i arrestimit të grabitësve klikoni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori