LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian mbështet me shumicë statusin e kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë si anëtare të Bashkimit Evropian

Parlamenti Evropian mbështet me shumicë statusin e kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë si anëtare të Bashkimit Evropian

Parlamenti Evropian ka mbështetur me shumicë statusin e kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë si anëtare të Bashkimit Evropian.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Guy Verhofstadt, anëtar i Parlamentit Evropian.

Në këtë drejtim, mediat kanë bërë të ditur se Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë me 529 vota pro, 45 kundër që u bën thirrje liderëve të Bashkimit Evropian që të miratojnë statusin e Ukrainës si një vend kandidat në BE “pa vonesë”.


Ukraina aplikoi disa ditë pas fillimit të agresionit rus në shkurt dhe që atëherë procesi ka ecur me një shpejtësi rekord.

Ambasadori i Ukrainës në BE i tha BBC-së më herët se ky hap do të ishte një nxitje psikologjike për ukrainasit, përcjell Telegrafi.

Por Vsevolod Chentsov pranoi se “integrimi i vërtetë” mund të fillonte vetëm kur të mbaronte lufta.

Statusi i kandidatit është hapi i parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE. Por mund të duhen shumë vite për t’u bashkuar dhe nuk ka asnjë garanci për sukses.

Kalimi nga aplikanti në kandidat zakonisht zgjat me vite, por BE-ja e ka përshpejtuar në mënyrë dramatike procesin, mes zemërimit mbi brutalitetin e sulmit të paprovokuar rus dhe për të treguar solidaritet me mbrojtësit e Ukrainës.

“Ukraina po kalon ferr për një arsye të thjeshtë: dëshirën e saj për t’u bashkuar me BE-në”, shkroi në Twitter presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në prag të samitit.

Ndryshe, Komisioni javën e kaluar u bëri thirrje udhëheqësve të BE-së që t’i japin Ukrainës statusin e kandidatit.

Ndërkohë, gati katër muaj pas fillimit të agresionit rus, katër udhëheqës të Bashkimit Evropian vizituan Ukrainën më 16 qershor, duke premtuar se do të mbështesin aplikimin e Kievit për t’u bërë një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE, në një shfaqje të profilit të lartë të mbështetjes për vendin që lufton një pushtim rus.

Udhëheqësit mbërritën në Kiev nën zhurmën e sirenave të sulmit ajror dhe vazhduan në Irpin, një periferi e qytetit që pa luftime të rëndësishme në fillim të luftës që rezultoi në vdekjen e shumë civilëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Kalo në kategori