Sony më në fund ka depërtuar dhe ka hyrë në fazën përfundimtare të projektit të zhvillimit të veturave elektrike.
Prej disa vitesh kemi dëgjuar për hyrjen e kompanisë në prodhimin e veturave dhe në muajin janar kemi mundur të shohim se si duket Sony i parë me katër rrota në CES.
Tani të gjitha këto histori dhe spekulime kanë marrë konfirmim zyrtar – Sony dhe Honda po bashkojnë forcat dhe dihet se kur do të arrijë vetura e parë elektrike.
Me bashkimin e forcave kemi marrë edhe një emër të ri, Sony Honda Mobility.
Secili partner do të kontribuojë me 35.5 milionë euro në fillim të biznesit, i cili do të kushtojë në total mbi 66 milionë euro.
Ata planifikojnë të prodhojnë EV-në e tyre të parë në vitin 2025. Ata synojnë t’i shesin makinat në SHBA, Japoni dhe Evropë.
Kujtojmë, Sony nuk është kompania e parë dhe me shumë mundësi as e fundit që hyn në botën e elektronikës së veturave.
Për Apple është folur gati dhjetë vjet dhe Huawei ka hyrë së fundi në botën e veturave. Megjithatë, Sony është padyshim i pari që ka një produkt të përfunduar.
Honda më parë njoftoi se do të investojë mbi 37 miliardë dollarë në elektrifikim dhe se do të ofrojë 30 modele elektrike deri në fund të dekadës.
Bashkëpunimi me Sony sigurisht që do të përfitojë të dyja palët, ku kompania japoneze do të ketë në dispozicion teknologjitë e prodhimit dhe ndërtimin e automjeteve, ndërsa Honda do të përfitojë nga teknologjitë dixhitale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat
Mercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Gjiganti evropian i baterive shpalli falimentimin
Volkswagen njofton se versione të reja hibride po vijnë - por duhet të prisni
Historia e makinës “Mercedes Benz” dhe 10 modelet më të mira në histori (Foto)
Administrata Trump dëshiron "të hapë rrugë" për makinat pa shofer?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj