LAJMI I FUNDIT:

Veshjet ikonike të filmit që janë ripërdorur disa herë

Veshjet ikonike të filmit që janë ripërdorur disa herë

“Ajo që bën një kostumografi është një kryqëzim midis magjisë dhe kamuflazhit. Ne krijojmë iluzionin e ndryshimit të aktorëve në atë që nuk janë. Ne i kërkojmë publikut të besojë se sa herë që shohin një interpretues në ekran, [ata janë] bërë një person tjetër”.

Ky është një citim nga Edith Head, një nga stilistet më me ndikim në historinë e kinemasë.

Artistët anonimë në rolet që i njihni (Foto)
Lexo po ashtu Artistët anonimë në rolet që i njihni (Foto)

Është e lehtë të lidhësh një personazh me aktorin që e luan, por detaje të panumërta të vogla se kush është një person na komunikohen përmes asaj që ai vesh.


Është një gjë e mirë që Rose i mbijetoi “Titanic”, sepse palltoja e saj mund të përdorej në “Tuck Everlasting”.

Fustani me një gjerdan të ndërtuar u shfaq në “From the Earth to the Moon”, “Mad Men”, dhe “The Spoils of Babylon”.

Meqenëse pothuajse askush nuk e pa “The Musketeer”, pse të mos përdorni të njëjtën kapelë në “Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl”?

Ky fustan ishte si në “The Duchess” ashtu edhe në “The Scandalous Lady W”.

Në episodin “Three Sundays” të “Mad Men”, Peggy vesh një fustan rozë që shfaqet përsëri në “The Help”.

“Dangerous Liaisons” dhe “Hocus Pocus”. Dy filma shumë të ndryshëm, një fustan.

Kjo veshje e kuqe është përdorur në shfaqjen televizive të “Elizabeth I” dhe “Robin Hood”.

Kjo xhaketë ishte në “Brideshead Revisited” dhe “Jojo Rabbit”!

I njëjti fustan në “Breakfast at Tiffany’s” dhe filmin “Tickle Me”. /Telegrafi/