SPB Tetovë thotë se do të ketë gjoba deri në 500 euro për gjuajtje me armë në dasma
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se policia në rajonin e Pollogut në periudhën e ardhshme do t’i intensifikojë dukshëm aktivitetet kontrolluese për zbulimin dhe sanksionimin e gjuajtjes me armë zjarri, bërjen e fishekzjarrëve dhe përdorimin e mjeteve piroteknike. Këto ditë po mbahen takime të grupeve këshilldhënëse të qytetarëve dhe të komuniteteve lokale dhe urbane në Pollog për të reduktuar dhe parandaluar çrregullimet e tilla të rendit dhe qetësisë publike.
Nga SPB Tetovë sqarojnë se në dy muajt e ardhshëm (korrik dhe gusht), në rajonin e gjerë të Pollogut janë planifikuar dhe do të organizohen një sërë dasmash dhe festa të tjera.
“Festimet e tilla në vitet e kaluara, pak a shumë, karakterizoheshin me çrregullime të herëpashershme të rendit dhe qetësisë publike, më së shpeshti me gjuajtje me armë zjarri apo me rregullimin e paautorizuar të fishekzjarreve, përkatësisht me përdorimin e mjeteve të ndryshme piroteknike”, tha zëdhënësi Marjan Josifoski.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të përmbahen nga të shtënat me pistoleta apo armë të tjera zjarri, si dhe nga organizimi i paautorizuar i fishekzjarreve, të cilat së fundmi janë bërë përmbajtje e detyrueshme dasmash, pra praktikë në këtë fushë.
Të shtënat e paautorizuara në festimet familjare mund të sanksionohen si shkelje, por mund të jenë edhe vepër penale.
“Të shtënat me armë janë në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, dhe gjoba për këtë lloj kundërvajtje, sipas nenit 31, varion nga 200 deri në 500 euro. Gjithashtu, në varësi të pasojave, të shtënat mund të jenë krim i “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, i cili dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet (neni 288 i Kodit Penal)”, tha zëdhënësi i policisë.
Për të shmangur shqetësimet dhe ndëshkimet, SPB-ja e Tetovës rikujton se fishekzjarrët e dasmave duhet të lajmërohen në stacionet policore apo repartet e zonës ku organizohen, varësisht nga kategoria e tyre, dhe organizatorët e tyre t’i zbatojnë me kohë masat e parapara parandaluese. E njëjta gjë vlen edhe për festat e tjera që do të organizohen në raste të ndryshme.
Policia rikujton se efektivët e saj do të jenë më të shpeshtë në terren dhe do të kontrollojnë planin për zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve të tilla të rendit dhe qetësisë publike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?